Mojsilloviq me Ullutashin: Veprimet e njëanshme të Prishtinës janë kërcënim për sigurinë, Kfor të mbrojë sërbët para zgjedhjeve

Mojsilović i Ulutaš
Burim: Kosovo Online

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq ka biseduar sot me komandantin e Kfor gjeneral-major Ozkan Ullutash rreth situatës së sigurisë në Kosovë. Mojsilloviq ka vënë në dukje se veprimet e njëanshme të Prishtinës paraqesin kërcënimin më të madh të sigurisë dhe kërkoi që Kfor të marrë masa të domosdoshme për mbrojtjen e sërbëve veçanërisht gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Mojsilloviq tha se Sërbia nuk e shikon me sy të mirë armatosjen dhe trajnimin e vazhdueshëm të FSK duke vlerësuar se fjala është për aktivitete provokuese që nuk kontribuojnë tek paqja dhe siguria, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë.

Në takimin e mbajtur në Beograd u shqyrtuan dhe aktivitetet e ndërmarra që kanë të bëjnë me mbikqyrjen e situatës në terren, ndaljen e eskalimit të krizës dhe së fundmi, ruajtjen e paqes dhe sigurisë në territorin e Kosovës, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

“Në bisedë është konstatuar se situata e sigurisë në Krahinë është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe për këtë është e rëndësishme që Kfor të sillet tërësisht brenda kornizës së mandatit që ka dhe se është e domosdoshme që të vazhdohet me aktivitete të përbashkëta dhe mbajtjen e kontakteve të rregullta të forcave të Ushtrisë së Sërbisë dhe Kfor në të gjitha nivelet”, shtohet në njoftim.

Duke theksuar se hapat e njëanshme të institucioneve në Prishtinë paraqesin kërcënimin më të madh të sigurisë, gjeneral Mojsilloviq prej komandantit të Kfor kërkoi që të marrë masa të domosdoshme për të mbrojtur sërbët në Kosovë në përputhje me mandatin e Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë si të vetmet forca të armatosura legjitime në Kosovë e veçanërisht gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme.