MPJ e Sërbisë: Pogromi i marsit ishte sulm ndaj identitetit, trashëgimia dhe të drejtat e popullit të egzistojnë në vendin e vet
Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë me rastin e 21 vjetorit të pogromit të marsit u shpreh se ky ishte sulm ndaj identitetit, trashëgimisë dhe të drejtave të mbarë popullit që egziston në vendin e vet si dhe përgjegjësit për këtë nuk janë ndëshkuar.
Në njoftimin e MPJ në rrjetin social “X“, theksohet se ajo që nisi me akuza të gënjeshtërta u eskaluan shpejt në valë sulmesh të orkestruara të drejtuara në zhdukjen e pranisë sërbe në Kosovë.
“Për vetëm dy ditë 20 njerëz humbën jetën, më shumë se 4.000 sërbë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe ¼ sërbe u shkatërruan. Shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore e institucione kulturore u dogjën nga themeli, 35 kisha ortodokse dhe manastire u përdhosën dhe u vandalizuan ndërsa më shumë se 10.000 relike fetare të paçmueshme dhe artifakte u shkatërruan në tentativë për të shkruar versionin e ri të historisë dhe shuar atë realen. Shkatërrimi nuk ishte vetëm fizik-ky ishte sulm ndaj identitetit, trashëgimisë dhe të drejtës së mbarë popullit që të egzistojë në tokën e tyre. Pavarësisht shkallës së dhunës, drejtësia mbetet e pakapshme ndërsa përgjegjësit nuk janë ndëshkuar. 21 vite më vonë, plagët e pogromit të marsit mbeten të freskëta. Të kujtosh këto ngjarje nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e viktimave-kjo është dhe detyrim që të tilla krime të mos përsëriten më” bëhet e ditur në njoftim.
0 komentet