Muhaxhiri: Raundi i djeshëm i dialogut veçse formal, pa presionin e fuqive të mëdha nuk ka progres

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Takimi i fundit i negociatorëve kryesorë pavarësisht zvarritjes, ka qenë veçse formal ka theksuar për Kosovo onlajn analisti nga Prishtina Artan Muhaxhiri dhe vlerëson se pa “erërat politike” të fuqive të mëdha si SHBA, Gjermanisë dhe Francës, as në vitin pasardhës nuk do të shkohet në përparim tek dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë.

“Nëse SHBA dhe BE dhe vendet e fuqishme në BE sikurse Gjermania dhe Franca nuk ushtrojnë atë presion, dyshoj nëse do të arrihet diçka. Por tek këto dy vende egzistojnë probleme të mëdha, në Gjermani pasojnë zgjedhjet dhe në Francë është zgjedhur kryeministri i ri. Pra, kanë problemet e tyre dhe ndaj nuk besoj të kenë energji dhe burime politike që të orjentohen tek dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë” ka thënë Muhaxhiri.

Ky i fundit tha se raundi i fundit i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë më i mirë se i kaluari por që ishte formal.

“Ky raund dialogu ishte pak më i mirë se të tjerët, por sidoqoftë ishte veçse formal ndaj në këtë kontekst është e pamundur të pritet zgjidhje për marrëveshje thelbësore. Mendoj se problemi qëndron si tek BE, por dhe tek Kosova dhe Sërbia. Të gjithëve u nevojitet pak më shumë ’erëra politike’, pak inkurajim për të patur arsye për vijimin e dialogut” tha Muhaxhiri.

Ky i fundit përshëndeti faktin e nënshkrimit të marrëveshjes për personat e zhdukur por dhe paralajmëroi se do të jetë e nevojshme shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje mjaft delikate dhe të rëndësishme.

“Dyshoj tek kjo marrëveshje për të shkuar drejt zgjidhjes. Nevojitet të nxiten fort nga të gjitha anët” ka thënë Muhaxhiri.

Ai beson se nuk duhet të pritet që BE vitin e ardhshëm të ushtrojë presion të shtuar ndaj Beogradit dhe Prishtinës pasi për të çështjet e pazgjidhura në Ballkan momentalisht nuk janë më prioritet.

“Duhet të dimë se egzistojnë dy kriza të mëdha globale, në Rripin e Gazës dhe Ukrainë dhe derisa këto nuk zgjidhen pozitivisht, nuk besoj se Ballkani do të jetë në fokus. Ndërkaq, nëse administrata e Tramp me të vërtetë ndërmerr hapat e duhur politikë që i promovoi gjatë fushatës zgjedhore për të përshpejtuar përfundimin e luftës në Ukrainë dhe për të gjetur zgjidhje për Gazën, mendoj se hapi tjetër do të ishte marrëveshje finale mes Kosovës dhe Sërbisë” ka thënë Muhaxhiri.

I pyetur nëse pasuesi i Mirosllav Llajçakut do të mund të përshpejtojë procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, Muhaxhiri thotë thotë se pavarësisht se kush do të jetë në këtë funksion, do të kontribuojë afro “5%” pasi nuk ka fuqi politike që të mund të prodhojë rezultat.

“Udhëzimet kryesore tek dialogu vijnë prej fuqive të mëdha dhe një person i vetëm nuk mund t'i ndryshojë, nuk ka kaq fuqi politike t'i ndryshojë. Ndaj, pavarësisht se kush vjen në vendin e Llajçakut, këto ndryshime do të jenë ndoshta 5 apo 10% kështu që asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë. Do të insistohet në vijim që të dy palët të përmbushin ato që kanë dakordësuar në marrëveshje dhe këtu ndonjë person nga administrata europiane, nuk mund të ndihmojë. Këtë ndryshim mund t’a bëjnë vetëm liderët e vendeve të mëdha, presidentët, kryeministrat e vendeve të rëndësishme sikurse SHBA, Gjermania, Franca e të tjera” konkludoi Muhaxhiri.