Nastiq: Koha është që t’i japim fund hapave të Kosovës drejt BE dhe Këshillit të Europës
Deputetja e Bundestagut Zhaklin Nastiq ka thënë sot se pas veprimeve të fundit të qeverisë në Prishtinë, është koha që t’i jepet fund hapave të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës, duke shtuar se Gjermania nuk duhet t’a njohë më Kosovën pasi sikurse thotë, "është shtet jofunksional dhe krijesë artificiale e luftës së Nato".
Nastiq në rrjetin social “X“ ka bërë të ditur se politika e frikësimit e Albin Kurtit ka shkuar në nivel të ri.
"Tani policia përmes dhunës mbyll filjalet e ’Postës së Sërbisë’ në Kosovë çka jo vetëm që shkel marrëveshje të dialogut në Bruksel, por paraqet dhe kërcënim egzistencial ndaj pakicës sërbe në Kosovë e Metohi” ka thënë Nastiq.
Kjo e fundit tha se pas heqjen së paligjshme si mjet pagese të dinarit, Posta e Sërbisë ka qenë vendi i vetëm ku ende mund të bënin pagesa dhe merrnin pagesa dhe pensione nga Sërbia.
"Në vend që të mbronin pakicat kombëtare, Perëndimi me heshtjen e vet inkurajon Prishtinën që të ndërmarrë aksione më të mëdha ndaj sërbëve. Tani Kurti dëshiron të hapë urën mbi Ibër në Mitrovicë së bashku me ministrin e tij të brendshëm ndonëse Kfor është i shqetësuar për sigurinë“, ka shkruar Nastiq.
Kjo e fundit paralajmëroi se "kursi ultranacionalist i Kurtit dhe persekutimi i pakicave është-alarmant".
"Koha për t’i dhënë fund të gjitha hapave ‘kosovare’ drejt anëtarësimit në BE dhe Këshillin e Europës. Gjermania nuk duhet të njohë shtetin jofunksional të ’Kosovës’, që është krijesë artificiale e luftës së Nato-s", ka thënë Nastiq.
0 komentet