Nastiq: Me politikën e tij Kurti inkurajon dëbimin e pakicave nga Kosova

Beograd_231106_Žaklin Nastić 06
Burim: Kosovo Online

Me politikën e tij, Albin Kurti dhe qeveria e tij po inkurajojnë dëbimin e pakicave nga Kosova në favor të shumicës shqiptare, thekson Zhaklin Nastiq deputete e “Aleancës Sarah Vagenkneht” në Bundestagun gjerman, lidhur me incidentet e fundit në Kosovë.

“Sulmi i mbështetësit të UÇK ndaj grupit të peligrinëve dhe priftit sërb që ndodhi të dielën në Prizren të Kosovës, duhet të dënohet më ashpërsisht. Qeveria gjermane gjithashtu duhet të punojë më në fund për mbrojtjen e pakicave dhe lirive fetare në Kosovë e Metohi. Numri i sulmeve ndaj pakicës sërbe dhe objekteve fetare ortodokse në Kosovë prej vitesh ka njohur rritje”, ka theksuar ajo në një postim në rrjetin social “X”.

Ajo theksoi se me politikën e vet Albin Kurti dhe qeveria e tij inkurajojnë dëbimin e pakicave nga Kosova në favor të shumicës shqiptare.

„Cilido kush flet rreth vlerave europiane, ndërsa hesht për persekutimin e pakicave në mes të Europës, nuk është aq shumë i besueshëm”, nënvizoi Nastiq.