Nastiq: Prishtina tenton të dëbojë ata pak sërbë që kanë qëndruar në Kosovë
Deputetja e Federatës "Sara Vagenkneht" Zhaklin Nastiq thekson se situata e sigurisë për banorët lokalë në Kosovë, është jostabile qysh prej vitit 1999 dhe se qeveria në Prishtinë tenton të dëbojë ata pak sërbë që kanë ngelur në Kosovë, përmes sulmeve të përditshme dhe krijimin e atmosferës së dhunshme, transmeton Adria.
Nastiq thotë se vitin e kaluar vizitoi Kosovën ku ka biseduar me sërbët dhe thotë se situata për pakicat ashtu sikurse sërbët dhe romët në Kosovë, është përkeqësuar dukshëm vitet e fundit.
Ajo thotë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ende nuk është zbatuar dhe ende nuk egziston Bashkësia e Komunave Sërbe.
"Ndërsa këtë vit, saktësisht 25 vjet pas luftës së NATO ndaj RF të Jugosllavisë, e cila shkeli të drejtën ndërkombëtare, prej Brukselit dhe Berlinit po u bëhen thirrje “të dy palëve” në de-eskalim, shtetet e NATO po armatosin ushtrinë e Kosovës, çka edhe një herë po rrit ndjeshëm tensionet dhe do rrisin rrezikun e eskalimit. Besoj se veprimet e Prishtinës janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe sidomos pas vendimit për ndalimin e dinarit sërb në Kosovë, ka ardhur koha që Këshilli i Sigurimit i KB të merret me situatën” ka thënë Nastiq.
Duke komentuar seancën e KS që do të mbahet nesër, Nastiq thotë se fakti që më në fund do të zhvillohet, është hap në drejtimin e duhur.
"Shpresoj se kjo do t’a bëjë opinionin botëror të ndjeshëm me problemet në Kosovë dhe se më në fund do të punojnë në zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dy palët, në vend që të marrin njërën anë siç bën BE. Perëndimi pa kushte mbështet Prishtinën, duke rritur presionin ndaj Beogradit për t'iu drejtuar partnerëve të tjerë dhe për të diskutuar çështjen e Kosovës në Nju Jork në vend të Brukselit”, shton ajo.
Sipas fjalëve të saj, kjo dëshmon sesi politika perëndimore po dështon gjithnjë e më shumë në Ballkan.
Simbolikisht për “vlerat e Perëndimit”, siç thotë ajo, fakti është se politika e jashtme dhe e sigurisë e bazuar në vlera, vlerësohet retorikisht, ndërsa në realitet po zhvillohet politikë agresive e eskalimit në Kosovë dhe në mbarë botën.
Duke folur për qëndrimin aktual të Gjermanisë ndaj Sërbisë, Nastiq tha se ai është vazhdim i politikës agresive të SHBA.
“Për mendimin tim, mbështetja gjithëpërfshirëse për Prishtinën nga Perëndimi kolektiv dhe kritikat e vazhdueshme të raporteve të Sërbisë me Rusinë dhe Kinën është qasje e gabuar. Perspektiva e BE e Ballkanit Perëndimor në masë të madhe varet nga pozicioni i Gjermanisë, e cila deklarativisht është në favor të hyrjes për në BE të mbarë rajonit, por për të tillë skenar, vitet e fundit ka bërë pak konkretisht” tha ndër të tjera Nastiq.
0 komentet