Në Kosovë nuk po pastrohen emërtesat në sërbisht

išarani znakovi
Burim: Kosovo Online

Tabelat dygjuhëshe të shkarravitura në veri të Kosovës, të cilat u vendosën pas heqjes së atyre me shkrim cirilik dhe pa asnjë konsultim me komunitetin vendas, ishin lajme të reja në shumicën e mediave në Kosovë. Ministria përkatëse shumë shpejt urdhëroi pastrimin e tyre, ndërsa në rastin e mbishkrimeve të shkarravitura në gjuhën serbe – për momentin nuk bëhet asnjë njoftim.

Gjegjësisht, tabelat e lyera me sprej të zi - në mënyrë që të mos shihet mbishkrimi në gjuhën serbe - ende qëndrojnë në rrugën ndërmjet Shtërpcës dhe Ferizajit, siç kanë konfirmuar gazetarët tanë, dhe pastrimi i tyre për momentin nuk është planifikuar.

Kështu, në tabelën rrugore për në Ferizaj lexohet vetëm mbishkrimi në gjuhën shqipe “Ferizaj”, e e njëjta gjë vlen edhe për qytetin e Banjicës, si dhe për shumë vendbanime të tjera...


Tabelat e përmendura janë të lyera, gjegjësisht pjesa ku është shkruar emri i lokalit në gjuhën serbe, por për momentin nuk është urdhëruar pastrimi.

Kujtojmë se, me ndihmën e Policisë së Kosovës, më 14 mars, punëtorët e punësuar nga Ministria e Infrastrukturës hoqën tabelat me mbishkrime të vendbanimeve në veri të Kosovës, të shkruara në cirilik dhe vendosën të reja - në gjuhën shqipe dhe serbe, por me shkrim latin.

Ditët e kaluara emrat shqiptarë janë lyer me sprej të zi dhe disa tabela janë shembur.

Gjatë ditës së djeshme punëtorë të shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë pastruar tabelat dhe kanë vendosur tabela të reja.