Neziri: Kurti dhe Mickoski sqaruan gjithçka, Osmani dhe më herët gaboi me interpretimin e konventave ndërkombëtare
Në takimin mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës Hristijan Mickoski dhe Albin Kurtit u sqaruan të gjitha detajet e incidenit të javës së kaluar që nuk është as i pari që ka shkaktuar Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit pasi egziston problem mes protokollit të sigurimit dhe interpretimit nga kabineti i saj i të drejtës ndërkombëtare dhe konventës, thotë për Kosovo onlajn gazetari dhe analisti nga Maqedonia e Veriut Xhelal Neziri.
“Mendoj se në takim gjithçka u qartësua. Nuk e di nëse takimi u organizua pikërisht për këtë rast, por egzistojnë fakte dhe dokumente që mund të zbardhin rastin në kohë mjaft të shkurtër. Kurti dhe Mickoski thanë se do të presin raportin final kompetent por mendoj se në këtë takim gjërat u qartësuan. Ai incident nuk ka qenë i pari gjatë udhëtimeve të presidents përmes aeroportit të Shkupit. Ne nga jashtë mundet të gjykojmë apo vlerësojmë sesi t’i shmangim të tilla incidente dhe si t’i ndalim ato zhvillime në të ardhmen kur të bëhet fjalë për udhëtimet e zyrtarëve kosovarë përmes aeroportit të Shkupit“, ka thënë Neziri.
Sipas fjalëve të tij kjo nuk është hera e parë që Osmani ka probleme në aeroportin e Shkupit.
“Si qeveria kosovare dhe ajo maqedonase e dinë që ky incident nuk është rasti i parë. Presidentja do të ndeshet me të njëjta incidente sa herë kur udhëton me fluturime komerciale përmes aeroportit të Shkupit. Por dallimi është në atë se deri më sot rreth incidenteve nuk kanë raportuar mediat. Gabimi i skuadrës së PR të presidentes kosovare pasi ajo publikisht u ankua se u ndesh me pengesa nga ana e forcave të sigurisë së aeroportit. Egzistoi paqartësi e madhe apo konflikt mes asaj çka është në protokollin e sigurisë së aeroportit dhe leximit të të drejtave ndërkombëtare, konventave dhe urdhëresës nga ana e kabinetit të presidents së Kosovës. Dhe këtu është mbarë problemi. Si Mickoski dhe Kurti kanë dijeni për të tilla situata, analizuan të gjitha dokumentet dhe faktet dhe mendoj se se ky incident dhe ai i mëparshmi nuk do të kontribuojnë në shembjen e raporteve të mira politike dhe ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës“, ka thënë Neziri.
Prandaj, thotë ai, ky incident nuk përmban mesazhe të fshehta.
Mund të nënkuptohen, thotë ai, vetëm si rezultat i konflikteve brenda skenës politike kosovare. “Kohët e fundit Kurti dhe Osmani nuk kanë qenë në marrëdhënie të mira, por ka pasur edhe raportime se kjo ka qenë pasojë e konflikteve të brendshme mes BDI dhe VLEN. Pra nëse ky incident përsëritet dhe del në publik ndoshta interesi nuk ka qenë dërgimi i mesazhit nga Kosova në Maqedoni dhe anasjelltas, por rezultat i konflikteve politike, pavarësisht nëse janë në Maqedoni apo Kosovë. Nuk besoj se ky është mesazh nga Prishtina zyrtare për Shkupin. Për arsye tjetër, Mickoski dhe Kurti kanë marrëdhënie stabile edhe para se Mickoski të bëhej kryeministër. Besimi mes tyre është në nivel të kënaqshëm dhe nuk besoj se ky incident është mesazh i qeverisë së Kosovës për qeverinë e Shkupit”, konkludoi Neziri.
komentet