Nikolliq: Urat e Kurtit nuk shërbejnë për asgjë, ai përgatitet për zgjedhjet vendore
Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikolliq, është shprehur sot se sërbët me firmosjen e peticionit kundër ndërtimit të urave në Ibër, i thanë “jo” Albin Kurtit dhe vullnetit të tij dhe kjo, jo se kundërshtojnë projektet ndërtuese në qytetin e tyre, por sepse qëllimi i Kurtit është i qartë, transmeton Juronjuz Sërbia.
“Tashmë kemi tre ura në Mitrovicën e Kosovës dhe ato, fatkeqësisht nuk përfaqësojnë ndonjë simbolikë, çka në një botë normale duhet të jetë, të lidhë njerëzit. Kujtojmë dhe periudhën kur në urën kryesore kanë ndodhur mijëra incidente. Urat nuk janë pjesë që bashkon, por ndan, zonë tampon që kufizon sërbët dhe shqiptarët. Kurti dëshiron të na imponojë shije të hidhur lirie. Dhe sesa të lirë e të sigurt jemi, flet fakti që për katër vite kemi 654 sulme ndaj sërbëve. 171 raste të sulmeve direkte ndaj pronës, emigrimi i njerëzve, legjitimimi në rrugë, proçeset e montuara në Prishtinë... E gjithë kjo flet se nuk besojmë tek qëllimet e Albin Kurtit", tha Nikolliq.
Ajo theksoi se urat e Kurtit nuk shërbejnë për asgjë, por ai po përgatitet për 12 tetorin, kur janë shpallur zgjedhjet vendore në Kosovë.
“Ai dëshiron t’i paraqitet bashkësisë ndërkombëtare si politikan i suksesshëm, paqebërës, i cili dëshiron që ato ura të kenë simbolikën e bashkimit mes sërbëve dhe shqiptarëve. Kjo në praktikë është krejtësisht tjetër”, theksoi Nikolliq për Juronjuz Sërbia.
Kujton se përfaqësuesit e Listës Sërbe peticionin do t’ia dorëzojnë EULEKS, KFOR, përfaqësuesve të vendeve të Pesëshes, që t’i informojnë me atë çka dëshirojnë me të vërtetë sërbët.
“Epo, ndoshta sërbët i pyet dikush për diçka”, tha Nikolliq.
Pyetjes nëse pret përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare dhe ku nuk do të reduktohet në thirrje që "të dy palët të merren vesh", Nikolliq bën të ditur se pret sinqerisht atë, por konstaton dhe se për 25 vjet pret që "të paktën të qëndrojnë në anën e drejtësisë".
“Nuk ka masa konkrete për Albin Kurtin, çka shikohet edhe dhe tani në situatën në parlament”, vuri në dukje Nikolliq.
Për të, më shumë se 40 tentativa për të konstituuar parlamentin, është shenjë e mjaftueshme që politika e Kurtit ka dështuar, se ai nuk ka mbështetje as mes bashkëkombësve të vet, por për këtë ka mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.
"Shpresoj që dikush do t’a çmojë votën e 95% të njerëzve që duan të thonë se si duan të jetojnë, dhe kjo është plotësisht normale në një botë demokratike. Nuk dëshirojmë urat e tij, të cilat për ne janë simbol i vuajtjes, ndërsa projektet dhe infrastruktura e re Zoti e dhëntë, do të ndërtohen nga kryekomunarët e rinj sërbë që do të vijnë pas 12 tetorit", tha Nikolliq.
Sikurse shtoi, vakumi institucional i shkon për dore Kurtit, sepse në asnjë shoqëri nuk egziston rast që dikush në pushtetin legjislativ të ushtrojë pushtet edhe në atë egzekutiv.
Kurti, kujton ajo, është dhe deputet në parlament dhe kryeministër në mandatin teknik.
“Nuk mundesh si njjërën dhe tjetrën t’i bësh në të njëjtën kohë. Ai do të tentojë të zhvlerësojë Listën Sërbe, të kriminalizojë njerëzit tanë, përcjell ftesa në të gjitha adresat e mundshme të gjithë sërbëve të njohur, për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, të cilën ai vetë nuk e respekton” tha Nikolliq.
Kjo e fundit kujtoi se kryetari i Listës Sërbe, Zllatan Ellek, i’u përgjigj thirrjes së prokurorisë, e cila, ndonëse seanca u shty për kohë të pacaktuar për shkak të sëmundjes së avokatit, ofroi mbështetje për të gjithë sërbët e burgosur që ndodhen në burg prej dy vitesh, pa asnjë proces, pa prova.
“Në thelb, do të jetë e vështirë dhe deri më 12 tetor ai do të bëjë gjithçka që të vijnë disa përfaqësues të rinj politikë të sërbëve, sepse Lista Sërbe nuk varet nga Albin Kurti dhe as nuk do të varet ndonjëherë”, qartësoi Nikolliq.
Kjo e fundit shprehu shpresën se qytetarët do të dalin në masë të madhe në zgjedhjet vendore, do mbështesin Listën Sërbe dhe se përfaqësuesit e vërtetë politikë të sërbëve që kujdesen për identitetin dhe interesat e tyre kombëtare, do t'i udhëheqin ato komuna.
"Fatkeqësisht, ne nuk mund të flasim për temat vendore. Gjithçka që ndodh në Kosovë e Metohi kapërcen vendoren. Do të jetë problem i madh nëse Kurti qëndron në pushtet në Prishtinë, sepse autoritetet vendore duhet të bashkëpunojnë me ato qëndrore dhe mendoj se këto dy ura do të jenë objekt shantazhi i kryekomunarëve të rinj. Unë shpresoj që dikush nga bashkësia ndërkombëtare më në fund do të hapë sytë që të mos u kthejë shpinën dhe kokën sërbëve, sepse kështu ata po u kthejnë shpinën edhe të drejtave të njeriut dhe lirive civile dhe demokracive" tha Nikolliq.
Pyetjes sesi i shikon Beogradi tentativat e Prishtinës që në “luftën hibride” është përfshirë dhe kompania Telekom Sërbia, Nikolliq bën të ditur se Telekomi është firmë serioze dhe se mes përdoruesve të saj nuk ka vetëm sërbë, por edhe shqiptarë.
"MTS d.o.o. është kompani bijë e Telekom Sërbia, e cila ka reputacion në botë. Para së gjithash, Kurti duhet të merret me lëshimin e liçencës së tretë për MTS d.o.o., pasi shërbimet e kompanisë i përdorin dhe shqiptarët. Kjo e shqetëson atë, shqetëson Sveçlën dhe ndoshta i shqetëson dhe godina e Telekom Sërbisë, pra MTS d.o.o. në afërsi të urës kryesore. Kurti udhëheq luftë ndaj Telekomit. Drejtori i përgjithshëm Vlladimir Lluçiq është njeri serioz, Telekom Sërbia është firmë serioze, e fortë në rajon... Në fund të fundit, adresa jonë është bashkësia ndërkombëtare dhe unë besoj se me reputacionin tonë do t’a marrim liçencën e tretë që duhet dhënë", tha Nikolliq.
0 komentet