Novosti: Del audio në të cilën Radomiroviq pranon se dogji autoveturat e sërbëve në Lleposaviq
Në publik ka dalë audioinçizimi në të cilën pretendohet se dëgjohet Radoica Radomiroviq ndihmës ministri në Qeverinë e Kosovës sesi për bashkëpunëtorin më të afërt thotë se është "budallallëk i paparë" pasi nuk e kupton se i’u dogj autovetura, transmeton Novosti.
Sikurse bën të ditur Novosti, Radomiroviq në bisedë me miqtë e vet nga Komuna e Lleposaviqit një muaj pas djegies së autoveturës së Dragana Milletiqit-Bebe, ish ndihmësja e kryekomunarit shqiptar Lulzim Hetemi, në një moment thotë për bashkëpunëtorin e vet më të afërt kryesuesin e kuvendit Gorski Buriq se është "budallallëk i paparë", mes të tjerash sepse nuk e kupton se pikërisht Radoica dhe ekipi i tij janë ata që i vunë zjarrin autoveturës. Edhe autovetura e Buriqit u dogj më 28 janar të këtij viti, shfaqet në kanalin e Telegramit "Bunker", transmeton Novosti.
Kujtojmë se para disa ditësh u shfaq audioinçizimi në kanalin “Bunker” në Telegram, në të cilën Radomiroviq pretendohet se ka dhënë instruksione të tjerëve sesi të djegin autoveturën. Audioinçizimi është bërë më 28 shkurt në restorantin "Skadarlija" në Lleposaviq.
Sikurse u tha atëherë nga Novosti, "Radoica Radomiroviq gjatë ditës së djegies së autoveturës së kryetares së administratës komunale të Lleposaviqit Radmilla Vukiqeviq, i jepte instruksione Pavle Radoviqit dhe Sllagjan Mijajlloviqit sesi të djegin autoveturën, çka dhe e bërën".
"Hidh vetëm 100 gram benzin tek fshirëset e më pas poshtë automjetit ku ndodhet grasua, kabllot dhe kur kapet kjo, nuk fiket më", dëgjohet zëri i Radomiroviqit në inçizim.
Autoveturës i’u vu flaka dhe u dogj natën e 29 shkurtit rreth orës 4 të mëngjesit.
Në tekstin e "Novosti" vijon mes të tjerash të pretendohet dhe se Radoica Radomiroviq njihet për afera të shumta pasi atë kamerat në këtë komunë e kanë filmuar dhe kur ka vendosur pankarta ku shkruhen grafite kundër Listës Sërbe.
komentet