Orliq: Bisedimit jan zgjidhje pakrahasueshme më e mirë se dhuna, por Kurti nuk dëshiron dialog
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orliq, tha se situata në Kosovë është shumë e rëndë dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron të provokojë një konflikt të hapur që do të çonte në eskalim dhe reagime nga serbët, raporton Juronnews Serbia.
Sipas tij, në skenë është organizuar një fushatë e terrorizimit të serbëve, të cilën e ka realizuar Kurti, me qëllimin përfundimtar - Kosovën pa serb.
“Gjithçka që ka ndodhur është rezultat i 'brutalit' të udhëhequr nga Kurti me qëllim që të provokojë një konflikt të hapur që do të çonte në përshkallëzim. Ai dëshiron të shkaktojë çdo lloj reagimi në mesin e serbëve që nuk mund të tolerojnë më terrorin për të përfituar nga kjo dhe për ta shtyrë Serbinë në një konflikt me NATO-n”, tha Orliq.
Ai theksoi se nuk është në interesin e Serbisë të shkonë në një përshkallëzim të tillë.
“Çdo pretendim se përshkallëzimi, si ajo që ndodhi në fshatin Banjaskë, i shkon për shtat Serbisë, është gënjeshtra më perfide”, tha Orliq dhe shtoi se për të gjithë është e qartë se një gjë e tillë është në interesin e Kurtit.
Siç tha ai, Serbia dëshiron dialog dhe zgjidhje të qëndrueshme duke ruajtur paqen dhe stabilitetin.
“Bisedimet janë një zgjidhje pakrahasueshme më e mirë se çdo dhunë, por Kurti është ai që nuk dëshiron fare dialog”, ka theksuar Orliq.
Ai ka theksuar se asnjë pjesëtar i Policisë së Kosovës nuk ka të drejtë të jetë prezent në zonat serbe në veri dhe se kjo është vërtetuar me marrëveshjet që Kurti po i shkel.
Orliq tha se Serbia, si garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit, është në favor të respektimit të rreptë të të gjitha dispozitave të saj dhe theksoi se nuk ka asgjë të diskutueshme në lidhjet e veçanta ndërmjet Serbisë dhe Republikës Srpska.
"Kur flasim për integritetin dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, Serbia gjithmonë thotë se i respekton pa rezerva. Për ne, ky është një rregull nga i cili ne nuk devijojmë dhe presim që të gjithë të na trajtojnë në të njëjtën mënyrë." ka thënë Orliq.
Ai tha se lidhjet e veçanta ndërmjet Serbisë dhe Serpskës janë krijuar me marrëveshje përkatëse dhe se rezultat i këtyre marrëdhënieve janë projekte të shumta infrastrukturore që janë realizuar ose janë duke u zbatuar bashkërisht në çdo pjesë të Srpskës, por edhe në disa pjesë të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai theksoi se në interes të popullit serb, përfaqësuesit zyrtarë të Serpskës dhe Serbisë duhet të kenë gjithmonë marrëdhënie sa më të mira.
komentet