Orlliq me Hristodhulidhisin: Sërbia ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë, lufton për të ruajtur dialogun

Vladimir Orlic i Nikos Hristodulidis
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Kuvendit të Sërbisë Vlladimir Orlliq është takuar sot me presidentin e Qipros Nikos Hristodhulidhis të cilin e falenderoi për qëndrimet parimore të këtij vendi për çështjen e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë duke thënë se Qipro në këtë kuptim përherë mund të llogarisë mbështetjen e Beogradit.

Orlliq e falenderoi dhe për pozicionin e qartë dhe mbështetjen e Qipros shprehur para Këshillit të Europës.

Ai e njohu presidentin Hristodhulidhis me situatën e rëndë në Kosovë.

“Gjatë këtij viti afro 13% e sërbëve të veriut të K&M kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të terrorit në të cilën janë të ekspozuar përditë, ndërsa prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, janë shënuar afro 450 sulme të motivuara etnikisht ndaj popullit sërb“ ka thënë Orlliq bëhet e ditur nga parlamenti sërb.

Orlliq ka theksuar se Beogradi në kushte jashtëzakonisht të vështira, përpiqet të mbrojë paqen dhe stabilitetin dhe qëndron konsistent në përpjekjet për të ruajtur dialogun.

“Zyrtarë të shumtë botërorë dhe europianë sot konfirmojnë pa mëdyshje se këtë lloj qëndrimi të përgjegjshëm e ka vetëm Beogradi, pra presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke ruajtur paqen, dëshirojmë të ruajmë edhe popullin tonë dhe gjithmonë do të theksojmë qartë vijat tona të kuqe dhe në çdo moment do të respektojmë Kushtetutën e Sërbisë” tha Orlliq.

Presidenti Kristodhulidhis theksoi se qëndrimi i Qipros për çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Sërbisë, pra mosnjohjen e Kosovës, nuk do të ndryshojë.

Presidenti i Qipros falenderoi Sërbinë për mbështetjen që i ofron Qipros dhe tha se, në bazë të mirëkuptimit të ndërsjellë, duhet të vazhdohet intensivisht për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm, në radhë të parë në fushën e industrisë ushtarake, tregtisë dhe turizmit.

Gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Orlliq për mikpritjen e tij të ngrohtë.

“Në Beograd përherë jam mes miqsh” tha presidenti i Qipros.

Orlliq shprehu besimin se vizita e tij do të ofrojë impuls të ri në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme, bazuar në miqësinë e fortë, besimin e ndërsjelltë dhe afërsinë e konfirmuar historikisht të dy popujve.

Orlliq dhe Hristodhulidhis përshëndetën mbajtjen e paralajmëruar të seancës së tretë të përbashkët të dy qeverive në Beograd, si dhe nënshkrimin e një sërë memorandumesh mirëkuptimi, që paraqet një tjetër konfirmim të gatishmërisë së Sërbisë dhe Qipros për të intensifikuar më tej bashkëpunimin me përfitim reciprok në të gjitha fushat.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kuvendit të Sërbisë dhe Parlamentit të Qipros, kontaktet intensive dhe shkëmbimet dinamike të vizitave dhe takimeve në të gjitha nivelet.