OSBE: Jemi të shqetësuar për zhvillimet në veri, përfshirë dhe operacionet e sotme në Ujman
Misioni i OSBE në Kosovë ka reaguar duke thënë se ndjek me shqetësim zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, përfshirë dhe operacionet e sotme të cilat përfshinë dhe objektin e Kryqit të Kuq në afërsi të Ujmanit, njoftojnë prej këtij misioni për Kosovo onlajn.
“Jemi të vetdijshëm për zhvillimet në veri të Kosovës përfshirë dhe operacionet e sotme që përfshinë objektin e Kryqit të Kuq të Sërbisë në Ujman. Misioni vijon të ndjekë situatën me shqetësim veçanërisht pasi ndikon në funksionalitetin që ofrojnë shërbimet publike dhe institucionet që mbështesin komunitetet vendore” bëhet e ditur në përgjigjen e OSBE dhënë portalit tonë.
Organizata bën të ditur rëndësinë e aksesit të pandërprerë dhe të përhershëm në shërbime bazike për të gjitha komunitetet në Kosovë. Paralajmëron se aktet që ndikojnë në shërbime të tilla, veçanërisht nëse zbatohen pa alternativa të qëndrueshme, konsultime me komunitetin ose vazhdimësi të siguruar institucionale, mund të kenë ndikim disproporcional dhe negativ në komunitetet jo-shumicë.
“OSBE përsërit me thirrjen e vet se të gjitha këto çështje zgjidhen përmes angazhimit konstruktiv dhe dialogut” bëhet e ditur nga ky mision.
Gjithashtu theksohet se me gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme që u përshtaten për përdorim komuniteteve vendore dhe kontribuojnë në forcimin e kohezionit shoqëror, është i mundshëm vetëm përmes dialogut nën ndërmjetësimin e Unionit Europian.
0 komentet