OSBE pas vendimit për gjykatësit sërbë: Të plotësohen vendet vakante pa vonesë
Burim: Kosovo Online
OSBE në Kosovë mori dijeni vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me kërkesat e gjykatësve dhe stafit gjyqësor nga komuniteti sërb për të tërhequr dorëheqjet e tyre, thuhet në deklaratën e këtij misioni. Njëkohësisht, OSBE bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që t'i plotësojë pa vonesë vendet vakante përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim, në përputhje me dispozitat aktuale kushtetuese e ligjore për përfaqësimin e komuniteteve.
"Sistem drejtësie që pasqyron përbërjen e komuniteteve të cilave u shërben është thelbësor për të garantuar qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë", përfundon deklarata.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) sot efuzoi kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor sërb për të tërhequr dorëheqjet e tyre dhe për t'u rikthyer në sistemin gjyqësor.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e mirëpriti vendimin dhe njoftoi se do të ndërmarrë menjëherë masa për shkarkimin e tyre.
0 komentet