Pahor: Nuk kam paraqitur kandidaturë për të dërguarin e ri të BE për dialogun Beograd-Prishtinë
Burim: Kosovo Online
Ish presidenti slloven Borut Pahor konfirmon se nuk ka paraqitur kandidaturën për pozicionin e të dërguarit të ri të BE për dialogun Beograd-Prishtinë të cilat sot e kanë bërë të ditur mediat sllovene.
Pahor më herët ka shprehur gatishmërinë për të marrë këtë funksion por si arsye për vendimin e tij për të mos kandiduar, përmendi disa faktorë, përfshirë mosmarrëveshje me politikën zyrtare të BE për zgjerimin, transmeton agjencia STA.
"Pikpamja ime personale rreth zgjerimit të BE dallon nga politika zyrtare e saj", ka thënë Pahor, transmeton RTV.
Borut Pahor ka qenë president i Sllovenisë prej vitit 2012 deri në 2022 dhe politikan që dakordësohet për pranimin e anëtarëve të rinj në BE dhe këtë në grup.
Pahor beson se promovimi i idesë se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet t'i bashkohen BE sa më shpejt që të jetë e mundur, do të ishte "më shumë pengesë sesa nxitje".
0 komentet