Pantiq-Pilja: Parlamenti i KE duhet të njihet me shtimin e dhunës ndaj sërbëve prej shqiptarëve në Kosovë

Shefja e delegacionit sërb Biljana Pantiq-Pilja në seancën parlamentare të Këshillit të Europës ku është diskutuar rreth tensioneve mes Kosovës dhe Sërbisë, ka thënë se mbi të gjitha parlamenti duhet të njihet me shtimin e dhunës në Kosovë nga ana e shqiptarëve karshi sërbëve.
"Në diskutimin e sotëm në Parlamentin e Këshillit të Europës me temë rritja e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, si shefe e delegacionit sërb, kam theksuar se Parlamenti i Këshillit të Europës ku merret me të drejtat e njeriut, duhet të njihet me shtimin e dhunës në Kosovë e Metohi nga ana e shqiptarëve karshi sërbëve. Duke numëruar incidentet e fundit, kam pyetur anëtarët e Parlamentit nëse po mendonin për këto tensione pasi nuk i kisha dëgjuar si luftëtarë të mëdhenj për të drejtat e njeriut, të dënonin sulmet ndaj sërbëve", ka thënë Pantiq-Pilja.
Kjo e fundit deklaron se Sërbia është e përkushtuar për dialog por Prishtina duhet të respektojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.
"Më e rëndësishme është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, si dhe ndalja e sulmeve etnike ndaj sërbëve. A mos ndoshta qëllimi i tyre është shfarrosja përfundimtare e sërbëve nga Kosova e Metohija? Respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, është kyç për paqen. Rroftë Sërbia", ka nënvizuar Pantiq-Pilja.
0 komentet