Parlliq: Gjithmonë e më të zëshme tetnativat për përvetësim të trashëgimisë sërbe në K&M, shqetësuese heshtja e bashkësisë ndërkombëtare
Ndihmësdrejtoresha e Zyrës për Kosovë e Metohi Milena Parlliq vlerëson në një deklaratë dhënë Televizionit Una se gjithmonë e më të zëshme janë tentativat që trashëgiminë kulturore e fetare sërbe në K&M, t’a paraqesin si “kosovare” duke paralajmëruar mungesën e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe nevojshmërinë për mbrojtjen e vendeve të shenjta që janë nën mbrojtjen e UNESKO.
Milena Parlliq theksoi se po bëhen gjithnjë e më të shpeshta tentativat për përvetësim dhe ridefinim të trashëgimisë sërbe në Kosovë e Metohi, pavarësisht fakteve historike.
Ajo tha se është veçanërisht shqetësuese mungesa e reagimit nga bashkësia ndërkombëtare, duke kujtuar se fjala është për objekte të rëndësisë së jashtëzakonshme, sikurse Patriarkana sërbe në Pejë.
"Nëse UNESKO dhe bashkësia ndërkombëtare nuk zbatojnë monitorim ndërkombëtar në mbrojtjen e manastireve që janë nën mbrojtjen e UNESKO, atëherë duhet të vendoset me të vërtetë në pikpyetje dhe kijimi i këtyre organizatave. Synimi i Prishtinës është UNESKO dhe ai që deri dje shkatërronte vendet e shenjta sërbe në K&M jo vetëm sërbe, por europiane dhe botërore, nuk meriton vend në organizatat dhe institucionet botërore", tha për Una Milena Parlliq ndihmësdrejtoreshë e Zyrës për Kosovë e Metohi.
Kjo e fundit thekson se ky problem ka vazhduar prej vitesh dhe kujton shkatërrimin e vitit 1999.
"Ky problem nuk është i djeshëm. Para syve të bashkësisë ndërkombëtare, në vitin 1999 u shkatërruan 155 manastire dhe kisha sërbe, të cilat përfaqësojnë rrallësinë e trashëgimisë botërore", kujton Milena Parlliq dhe thekson se lufta për ruajtjen e trashëgimisë ndërmerret me mjete paqësore dhe përmes ruajtjes së jetës dhe aktiviteteve në terren.
"Luftë me të vërtetën, vizita, kisha në Kosovë e Metohi, kurrë nuk ka qenë e gjallë, kurrë më shumë me ngjarje dhe manifestime kulturore. Ajo çka ne si shtet dhe shteti ynë pret nga bota, BE dhe bashkësia ndërkombëtare, asgjë më shumë, asgjë më pak është respekti për të drejtat fetare e qytetare të kishës dhe popullit sërb", spegon Parlliq.
0 komentet