Pavkoviq: Edhe Prishtina edhe Beogradi shpresojnë për ndryshime në BE dhe SHBA që do të forconin pozitat e tyre në dialog
Milosh Pavkoviq, hulumtues në Qendrën për Politika Evropiane, thotë se Beogradi dhe Prishtina janë në pritje të ndryshimeve politike që potencialisht mund të ndodhin pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në SHBA, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk duan të angazhohen më aktivisht në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjes, sepse shpresojnë që ato ndryshime të forcojnë pozitën e tyre dhe të ndryshojnë diçka në dialog dhe në marrëdhëniet ndërmjet forcave të Serbisë dhe Kosovës.
“Kemi një ngërç serioz në dialog. Pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, e cila ishte një hap në drejtimin e duhur në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve, kemi pasur më shumë se një vit me kriza të vazhdueshme, tensione, lëvizje të njëanshme nga të dyja palët, gjë që rrezikon thelbësisht zbatimin e vetë marrëveshjen dhe fatin e saj. Ne kishim shembullin e Marrëveshjes së Uashingtonit nga viti 2020, e cila ra në plan të dytë dhe duket se tani ekziston rreziku që edhe Marrëveshja e Ohrit të mbetet një germë e vdekur në letër. Mendoj se ky është shqetësimi kryesor i BE-së dhe i Miroslav Lajçakut - që edhe pse arritën t'i sjellin të dyja palët në një marrëveshje, ajo do të mbetet një germë në letër. Më duket se qëllimi i raundeve të dialogut të mbajtur këtë muaj dhe muajin e kaluar është që BE-ja ta ruajë marrëveshjen e arritur dhe të parandalojë që ajo të harrohet”, thotë Pavkoviq.
Siç shton ai, do të jetë një detyrë e vështirë që do të varet nga ndryshimet gjeopolitike në terren dhe vullneti politik i Beogradit dhe Prishtinës për ta marrë më seriozisht dialogun.
“Miroslav Lajçakut i skadon mandati në fund të gushtit dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian na presin në fillim të qershorit, administrata në Bruksel po shpërbëhet dalëngadalë dhe po hyn në mandatin e fushatës dhe teknikë, duart e tyre janë të lidhura dhe nuk duan dhe nuk kanë legjitimitetin për t'u marrë me çështje të mëdha. Prandaj, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në qëndrim”, thotë Pavkoviq.
komentet