Pavkoviq: Me shumë gjasa zgjedhje të parakohshme, nuk besoj që Kurti të mund të marrë mbështetje prej Perëndimit
Bashkëpunëtori i Qendrës për Politikë Europiane nga Beogradi Millosh Pavkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se pas dështimit të formimit të Kuvendit të Kosovës në harkun kohor që e parashikon Gjykata Kushtetuese, më të besueshme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
"Masa e përkohshme që përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese dhe që hyri në fuqi në praktikë, do të thotë se nuk do të ketë seancë parlamentare deri më 8 gusht e për pasojë është e pasigurt se çfarë do të ndodhë pas kësaj date. Sipas të gjitha gjasave, gjërat po shkojnë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, sepse do të jetë fort e vështirë për Gjykatën Kushtetuese të përcaktojë diçka tjetër në opinionin e ardhshëm. Gjërat mbeten të hapura, por më e mundshmja janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare", tha Pavkoviq.
Ky i fundit thotë se problemi lindi pasi më herët ka egzistuar praktikë joformale por e institucionalizuar që përherë partia fituese cakton kryetarin e parlamentit dhe se në shpërndarjen egzistuese të forcave dhe duke marrë parasysh potencialin minimal ose inegzistent të koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosja e cila mori më shumë vota në zgjedhje, kandidati i tyre nuk mundi të kalonte.
“Ata nuk dëshironin të bënin ndonjë kompromis, duke i’u referuar llojit të praktikës joformale që egzistonte më herët që gjithmonë artia fituese i jep kryetarin e parlamentit. Ndërsa nga ana tjetër, partitë opozitare ishin të vetëdijshme se Vetëvendosja nuk ka shumicën në Kuvend për të zgjedhur kryetarin e tyre. Ky ishte ngërç dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë që tani kjo të ndryshojë”, tha Pavkoviq.
Duke pasur parasysh se ambasadorët në Kosovë u angazhuan dhe dje para skadimit të afatit dhe morën pjesë në tentativën e parafundit për të konstituuar Kuvendin, kur u pyet nëse është e mundur të ushtrohet presion nga të huajt për të zgjidhur situatën pa zgjedhje, Pavkoviq thotë se nuk mendon se egziston ndonjë vullnet i veçantë mes ambasadorëve të huaj t’i bëjnë ndonjë lloj shërbimi Albin Kurtit dhe Vetvendosjes pasi ai i solli raportet e Kosovës me të huajt në nivelin minimal.
“Kosova është nën sanksione të BE, SHBA ka marrëdhënie mjaft të këqija dypalëshe me partnerët e tyre të provuar deri më tani dhe nuk shikoj hapësirë që Kurti të marrë mbështetjen e Perëndimit dhe që kandidati i tij të zgjidhet. Nga ana tjetër, mund të egzistonte mundësia që opozita të bëjë një lloj platforme anti-Kurti mbi të cilën do të zgjidhej kryetari i parlamentit çka teknikisht do të njoftonte ndryshimin e pushtetit. Por, duke marrë parasysh raportin e forcave në opozitë dhe dëshirën që secili prej tyre të jetë lider dhe asnjëri prej tyre nuk e ka këtë mundësi, kjo do të jetë fort e vështirë. Pra më parë besoj se do të shkojmë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat do të kombinoheshin me ato vendore në tetor”, mendon bashkëbiseduesi ynë.
Ai spegon se tashmë do të duhet të ndodhë shpërbërja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve, por gjysmëhapi është në duart e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila është ajo që i shpall zgjedhjet.
“Ajo tani duhet të marrë një lloj sinjali nga Gjykata Kushtetuese nëse do të shpallë zgjedhje apo çfarë të bëjë më tej, duke pasur parasysh që Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur sepse ka dhënë opinionin për afatin 30 ditor dhe masë të përkohshme për shtyrjen e të gjitha seancave deri më 8 gusht. Pra, nëse më 8 gusht nuk do të kemi seancë konstituive dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, hapi tjetër më realist është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, dhe këtë duhet t’a bëjë presidenti i Kosovës”, konkludoi Pavkoviq.
0 komentet