Peci: Po rritet rreziku për sulme terroriste në Kosovë, por edhe në Europën perëndimore

Nemački ekspert za islamističku radikalizaciju Irfan Peci
Burim: Kosovo Online

Eksperti për radikalizmin islamik nga Gjermania Irfan Peci paralajmëroi se në këtë periudhë në Krishtlindjen kristiane dhe festën e Vitit të Ri, në perëndim të Europës është rritur rreziku për sulme terroriste por theksoi gjithashtu se i tillë rrezik egziston edhe në Kosovë ku ka një numër të madh të radikalëve myslimanë, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e ISIS në Siri.

Të shtunën në Austri dhe Gjermani u arrestuan shumë persona të cilët dyshohen se planifikojnë sulme terroriste në Këln, Vjenë dhe Madrid ku në shënjestër duhet të jenë shërbesat fetare nëpër kisha.  

Peci për Kosovo onlajn thotë se takimet e festive në Europën perëndimore po kërcënohen nga rritja e rrezikut të sulmeve terroriste siç ishte rasti i Berlinit i verëbërësit radikal mysliman që erdhi në Gjermani si refugjat.  

Këtu shton Peci, shikohet rrezik edhe për Sërbinë. 

"Edhe këtu ka emigrantë, ndërkohë që nuk dimë se cilët janë ata, nëse janë refugjatë të përhershëm apo terroristë... Për këtë duhet patur vëmendje sepse për të gjithë këtë çfarë ndodh në Lindjen e Mesme, egziston rrezik i madh që edhe këtë vit diçka të ndodhë" beson Peci. 

Pyetjes nëse egziston rrezik nga sulmet terroriste në Kosovë, ai gjithashtu paralajmëroi se ky rrezik gjithësesi është i madh.  

"Dimë që radikalët islamikë shqiptarë të Kosovës kanë shkuar në Siri që të ishin pjesë e ISIS.... Disa nga këta xhihadistë janë kthyer dhe ndjejnë mjaft urrejtje ndaj sërbëve. Kjo për dy arsye-për islamikët, sërbët ortodoksë janë të pafe dhe sigurisht në Kosovë për motive nacionaliste. Për këtë gjë situata është e rrezikshme në Kosovë" ka thënë Peci, i cili vetë në rininë e tij të hershme ishte radikal, por këtë ideologji e braktisi.  

I pyetur nëse institucionet e Kosovës e shikojnë këtë rrezik dhe nuk reagojnë apo madje munden të inkurajojnë, vëren se kryeministri kosovar Albin Kurti në zgjedhje këtyre radikalëve shqiptarë shumë u premtoi kështu që tani duhet t'u shikojë nëpër gishta.

Peci shton se në Kosovë sigurisht ka disa mijëra myslimanë radikalë, që sigurisht nuk janë të gjithë të gatshëm për terrorizëm, por që ka shumë prej tyre që janë.

“Problemi është se Kurti kur ishin zgjedhjet, tentoi t'u merrte votat këyre myslimanëve dhe u shumë u premtoi. Ndaj ky është problem dhe duhet t'i lërë, nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj tyre, pasi prej tyre ka marrë shumë vota. Vetëm kur ka presion prej perëndimit ndaj tij, por pa këtë nuk ka reagim”, tha Peci.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi në raportin e tij vjetor për terrorizmin në botë se institucionet gjyqësore të Kosovës vitin e kaluar vazhduan të aplikojnë dënime të ulëta për akuza në lidhje me terrorizmin, si dhe lirimin e parakohshëm të të dënuarve për të tilla krime.

Peci përmend pikërisht këtë, që shumë radikalë myslimanë të cilët ishin në luftë në Siri dhe që u kthyen, në fillim u arrestuan, por pas një viti e më pak u gjendën në liri.

"Di për shumë raste kur ekstremistët radikalë janë të lirë, që askush nuk i ndjek, se nuk kanë marrë dënime të ashpra. Kjo është shumë e rrezikshme. Nëse ata do të sulmonin, nuk do të sulmonin dikë në Perëndim, por edhe Sërbinë pasi kjo mund të jetë e rrezikshme për këtë vend” ka thënë Peci.