Petkoviq: Do të vijë dita për gjykatë në të cilën Kurti do të përgjigjet për krime ndaj sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq sot për rastin e deklaratës së kryeministrit kosovar Albin Kurti që do të duhet të angazhohej ndonjë instancë e veçantë për hetim dhe gjykim për rastin e 'Safarit të Sarajevës', tha se kjo është pjesë e të njëjtës matricë e të njëjtës qëndre fuqie synimi i së cilës është dehumanizimi dhe shembja e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe se do të vijë dita për gjykim në të cilën Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj sërbëve.
“Janë unifikuar sulmet e Kurtit dhe bllokaderëve ndaj presidentit Vuçiq me skenar të fabrikuar pjesë e të njëjtës matricë dhe rjedhin prej të njëjtës qendër pushteti me synim që Vuçiq të dehumanizohet. Nuk ka gënjeshtër të tillë që nuk e përhapin, si këtë njëqind herë të mohuar për 'Safarin e Sarajevës', vetëm për t’a shembur", shkroi Petkoviq në rrjetin social "X".
Ai tha se do të vijë dita për gjykatën ku Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj sërbëve.
"Nuk do t’a hedhi! Por do të vijë dita për gjykatën ku Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj sërbëve", shtoi Kurti.
Kurti më herët sot në çeljen e konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit për Krime të kryera gjatë luftës të titulluar "Nga Lufta në Rimëkëmbje", tha se egziston më shumë informacione, dëshmi dhe fakte rreth rastit "Safari i Sarajevës", sikurse dhe se për hetim dhe gjykim të këtij rasti do të duhet të angazhohet ndonjë instancë e veçantë të gjykatës ndërkombëtare.
0 komentet