Petkoviq: Kfor hodhi poshtë gënjeshtrat e Sveçlës për dronët sërbë
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq thotë se Kfor në publikimin e vet, ka hedhur poshtë thëniet e ministrit të punëve të brendshme të Kosovës në mandatin teknik Xhelal Sveçla se egzistonte shkelje e rregulloreve nga ana e Beogradit.
“Gënjeshtrat e trasha të sotme të Sveçlës u demaskuan dhe u hodhën poshtë nga KFOR në njoftimin se nuk kishte shkelje të rregulloreve nga ana e Beogradit. Sigurisht që Sveçla duhet t’a ketë parë paradën madhështore ushtarake në Beograd, ndaj gjithçka i’u bë lëmsh aq shumë në kokën e vet, saqë nisi të shpikte edhe për dronë sërbë”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X“.
Ministri kosovar i punëve të brendshme në mandatin teknik Xhelal Sveçla tha se Sërbia së fundmi ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës. Ai u shpreh se “kohë pas kohe kanë ardhur dronë që kanë kryer fluturime të paautorizuara në hapësirën ajrore të Kosovës”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha u shpreh se kohët e fundit ka patur raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të Kosovës për të cilën, sikurse tha, dyshon se kanë ardhur nga territori i Sërbisë. Hoxha ka thënë se policia është në kontakt të përhershëm me Kfor dhe po ndjek situatën.
Kfor është shprehur për Kosovo onlajn se nuk është identifikuar asnjë shkelje e rregullave për dronët që do të mund të ndikonin në sigurinë e mbarë Kosovës.
0 komentet