Petkoviq: Kurti dërgoi policinë në komunën e Zubin Potokut, me qëllim që ta rrëmbyer me dhunë katër komuna serbe

Petar Petković
Burim: Print Screen

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviqi, ka thënë se Albin Kurti sot ka dërguar policinë me pushkët e gjata në objektet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë “për të tentuar me dhunë të përgatit terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të tij të paligjshme”.

“Bëhet fjalë për demonstrimin më brutal të forcës dhe për shkaktimin e tensioneve dhe provokimeve të reja nga ana e Prishtinës, e cila me dhunë dhe masa të njëanshme po përpiqet të zbatojë masat e saj të kundërligjshme, të paligjshme dhe të njëanshme dhe të shkaktojë një destabilizim të ri të situatës në terren“, tha Petkoviqi.

Siç vlerësoi ai, Kurti këtë e ka caktuar dhe e ka drejtuar në kohën kur në Tiranë po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, ashtu si edhe gjatë samitit të Berlinit bëri thirrje për shembjen e Marrëveshjes së Brukselit dhe arrestimin e Nenad Gjuriqit.

“Kështu duket e ashtuquajtura demokracia dhe sundimi i ligjit i Albin Kurtit – ndërsa serbëve u ndalon të marrin pjesë në zgjedhje dhe referendume, në të njëjtën kohë ai po përpiqet të mbajë zgjedhje në veri të krahinës me pushkët e gjata, me armë edhe me dhunë. Është e qartë se qëllimi i Kurtit është të marrë me dhunë dhe armë katër komuna serbe në veri të Kosovës e Metohisë dhe të vendosë përfaqësues shqiptarë në to zgjedhje të paligjshme dhe jolegjitime”, tha Petkoviqi.

Ai u bëri thirrje serbëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në provokime.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të shkaktojnë konflikte dhe kriza në veri të Kosovës e Metohisë, sepse populli ynë dëshiron vetëm respektimin e të drejtave dhe marrëveshjeve, të drejtën për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre shekullore”, tha Petkoviqi.