Petkoviq: Kurti nuk ka se çfarë t’u ofrojë zgjedhësve veç urrejtjes së hapur ndaj sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka theksuar se kryeministri kosovar në mandatin teknik Albin Kurti nuk se se çfarë t’u ofrojë zgjëdhësve të vet veçse urrejtjen e hapur dhe sulmet ndaj popullit sërb.
Petkoviq kështu i’u përgjigj akuzave që cilat sot i ka bërë të ditur Kurti se “sulmi në kanalin Ibër–Lepencit ishte tentativë e organizuar e Sërbisë që të sabotonte në shkallë të gjerë Kosovën“, dhe tha se ai është nervoz për zgjedhjet e ardhshme.
“Kurti duket që është mjaft nervoz për zgjedhjet e ardhshme, sapo mban konferencë të jashtëzakonshme sulmon Beogradin dhe presidentin Vuçiq. Ai nuk ka se çfarë t’u ofrojë zgjedhësve të vet veçse urrejtjes së hapur dhe sulmeve ndaj popullit sërb” ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X“.
Sikurse shton, sulmet e pabaza janë tentativa që të qëndrojë në pushtet çka nuk do t’ia arrijë, shtoi Petkoviq.
“Kurtit po i afrohet dështimi dhe këto sulme të pabaza janë tentativat e fundit të piromanit ballkanik që të qëndrojë në pushtet. Nuk do t’ia arrijë, ashtu sikurse nuk arriti as revolucionin me ngjyra në Beograd të cilin ai e mbështet me gjithë zemër” ka thënë Petkoviq.
0 komentet