Petkoviq me Bocan-Harçenkon: Prishtina vijon me lëvizje eskaluese dhe rritjen e tensioneve
Drejtori i Zyrës për Кosovë e Metohi Petar Petkoviq paraqiti sot në takim me ambasadorin e Rusisë Aleksandar Bocan-Harçenko, shqetësimin e thellë të Beogradit për arrestimin e Igor Popoviqit por dhe vendimet e kundërligjshme politike të gjykatës në Prishtinë të cilat ndëshkojnë sërbët pa asnjë lloj prove dhe që janë instrumente politike në duart e Albin Кurtit.
Petkoviq ka thënë se me arrestimet dhe vendimet arbitrare që nuk janë të bazuara në të drejtën ligjore por në hakmarrje politike, Prishtina vijon proçesin e frikësimit dhe persekutimit të sërbëve dhe spastrimin etnik institucional nga territori i Кosovës.
“Prishtina vijon me lëvizje eskaluese me rritjen e tensioneve dhe shkaktimin e krizave në terren me sjelljet e veta, mes të cilave dhe arrestimi i ndihmësit tim Igor Popoviq, çka e bën të pakuptueshëm dhe e mbyt dialogun”, ka theksuar Petkoviq.
Ky i fundit ka nënvizuar se Beogradi dhe populli sërb në Кosovë presin që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë pjesën e vet të mandatit që i është besuar dhe të mbrojë sërbët, t’u garantojë paqe dhe siguri e para së gjithash dhe që mos të jenë viktima të proçeseve politike nën shkopin e regjimit të Kurtit, por që të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe të cilën e presin për më shumë se 12 vitesh.








0 komentet