Petkoviq: Ne këmbëngulim në të gjitha marrëveshjet që kemi negociuar në 11 vitet e fundit
Drejtori i Zyrës për KdheM, Petar Petkoviq, tha se Beogradi është gjithmonë i përkushtuar për dialog, dialog dhe kompromis, sepse kështu mund të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë, ndërsa në anën tjetër thekson se Prishtina, e udhëhequr nga Albin Kurti, është ajo që po bën lëvizje të përshkallëzuara në terren, për të dëbuar popullin serb.
Drejtori i Zyrës për KdheM tha se nuk mund të presë asgjë nga raundi i ardhshëm i dialogut, sepse është mësuar nga përvoja e negociatave dhe takimeve të mëparshme.
“Beogradi është gjithmonë i vendosur të bisedojë, ne i përgjigjemi çdo ftese të zotit Lajçak dhe jemi në Bruksel me ekspertët tanë. Ne jemi aty për të diskutuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet kyçe që janë me interes për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, mbi të gjitha kur është fjala për formimin e AKS. Nuk e kemi problem të takohemi, të flasim drejtpërdrejt me Prishtinën, prandaj jemi në Bruksel. Problemi është gjithmonë që Prishtina të ulet dhe të bisedojë me Beogradin, të bisedojë për AKS dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të dakorduara më parë që kemi nënshkruar dhe negociuar. Ne kemi 11 vjet që presim formimin e AKS dhe gjithçka që po ndodh, përfshirë edhe shtypjen dhe lëvizjet përshkallëzuese të bëra dita-ditës nga Prishtina dhe Albin Kurtit, kanë për qëllim dëbimin e popullit serb nga KdheM”, thotë Petkoviq, duke shtuar se pot ë ishte formuar AKS, këto problem nuk do ti kishim.
Siç beson ai, përgjegjësia është e Prishtinës dhe BE-së, si garantuese e marrëveshjes, por rithekson se Serbia është gjithmonë në favor të negociatave, si e vetmja mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë shumë të nevojshme.
“Ne gjithmonë i përdorim bisedat për të kujtuar dhe vënë në dukje se çfarë lloj terrori është në vepër kur bëhet fjalë për Albin Kurtin, për të vënë në dukje mbylljen e institucioneve serbe, aktet ilegale, për të vënë në dukje ndalimin e pagesave dhe dinarit, arrestimet arbitrare të të pafajshmëve në persekutimin dhe prania e paligjshme policët shqiptarë në veri të KdheM, sepse në përputhje me nenin 9. të Marrëveshjes së Brukselit, ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri. Ne thjesht insistojmë në të gjitha marrëveshjet që kemi negociuar në 11 vitet e fundit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet”, thekson ai.
Petkoviq thekson se nëse nuk ka AKS, nuk mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve dhe paqe, për të cilat serbët në Kosovë kanë shumë nevojë.
Ai shton se duhet pasur kujdes për paqen dhe stabilitetin, sepse kjo është e vetmja mënyrë që vendi të ecë përpara. Kur ka buxhet më të madh dhe më shumë fabrika, vende pune, prandaj ka buxhet dhe alokime më të mëdha për Kosovën, shton ai, dhe njerëzit në Kosovë e kuptojnë këtë.
“Për shkak të terrorit të Albin Kurtit, më shumë se 15 për qind e serbëve u larguan nga Kosova dhe Metohia. Shteti është dhe do të jetë aty për popullin e tij, për të luftuar me masa financiare, diplomatike dhe politike, për të ruajtur atë që është e jona, për të siguruar mundësinë e vazhdimit të mëtejmë të dialogut, sepse kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen e KdheM. Për ne kompromisi nuk është fjalë e shëmtuar dhe e ndaluar, ndoshta është e ndaluar në Prishtinë, sepse nëse duam marrëveshje, duhet të takohemi në gjysmë të rrugës. E gjithë kjo që po ndodh nga pala e Prishtinës dhe në terren, ata shohin se çdo herë para vazhdimit të dialogut bëjnë lëvizje përshkallëzuese, sepse duan ta devijojnë temën nga ajo që është obligim i Prishtinës”, thekson Petkoviq duke kujtuar se fushata zgjedhore në Prishtinë është në prag, që do të thotë se fushata antiserbe po intensifikohet.
Në fund, Petkoviq tha se Serbia duhet të jetë e mençur dhe e vendosur në përpjekjet e saja për të ruajtur serbët në Kosovë.
komentet