Petkoviq: Regjimi i Albin Kurtit në luftë totale kundër gjithçkaje që është sërbe

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Deportimi i klerikut Foti, igumeni i manastirit të Devina voda pranë Zveçanit, është një prej akteve të tjera të pamenda të Prishtinës që kufizojnë veprimtarinë e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi dhe shkelin brutalisht liritë fetare të popullit sërb, thuhet në deklaratën e drejtorit të Zyrës për K&M Petar Petkoviq.

Në deklaratë më tej thuhet se “proto-singjeli Foti i cili qëndrimin e vet në Kosovë e Metohi prej vitesh e ka rregulluar në përputhje me procedurat administrative të Prishtinës, u deportua pa asnjë arsye apo spegimi drejt Maqedonisë së Veriut, prej nga ku ka lindur, ndërsa ky akt i dhunës nuk mundi të ndalet edhe prej prezencës së përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare”.

“Persekutimi i klerikëve dhe sulmet në objektet dhe pronat e Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase janë pasqyrë treguese e realitetit në Kosovë e Metohi dhe konfirmim se regjimi i Albin Kurtit në një farë mënyre është në luftë me gjithçka që është sërbe. Nuk ka konfirmim më flagrant të natyrës shoviniste të politikës së Kurtit se sa sulmet ndaj atyre që thirren në predikimin e vlerave universale njerëzore dhe mirënjerëzore. Apelojmë tek komuniteti ndërkombëtar që t'i qaset me seriozitet maksimal mbrojtjes së pozitës dhe interesave të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi, një nga burimet më të rëndësishme të kulturës dhe traditës së krishterë jo vetëm sërbe, por edhe europiane” thekson në fund Petkoviq.