Popoviq: Edhe pas gjashtë vitesh nuk dihet se kush e vrau Oliverin, por jam e sigurt se e vërteta nuk mund të fshihet

Milena Popović
Burim: Kosovo Online

E veja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq ka deklaruar sot se edhe pas gjashtë vitesh askush nuk e di pse u vra, se nuk ka përparim në hetim, por se është absolutisht e sigurt se e vërteta për urdhënsit dhe vrasësit një ditë do të zbulohet.

“Fatkeqësisht, edhe pas plot gjashtë vitesh, as unë dhe askush tjetër nuk kemi një përgjigje për pyetjen pse u vra Oliveri, por siç e kam thënë një mijë herë, po e përsëris sot në këtë vend, se jam absolutisht e sigurt se do të arrijmë tek e vërteta një ditë do të vijmë dhe do të zbulojmë se kush ia mori jetën Oliverit më 16 janar”, tha Popoviç në një deklaratë për gazetarët pas përkujtimit në tempullin e Shën Savës me rastin e gjashtë vjetëve nga vrasja.

Siç tha ajo, edhe pas kaq shumë kohësh, hetimet se kush e ka kryer krimin janë ende në vend.

"Hetimi janë në vend, ndoshta nuk po levizin, por, me kalimin e kohës, po kthehen prapa. Mendova se ditën që u vra Oliveri, në një orë, një ditë ose ndoshta një muaj, ne do të gjejm emrat e vrasësve të Oliverit. Por koha më mohoi dhe gjashtë vjet më vonë kemi një aktakuzë që është dobtë, që është ndryshuar disa herë, tre, katër herë, përmenden disa persona, por absolutisht asgjë konkrete dhe asgjë nga ajo që na intereson ekskluzivisht, kush janë vrasësit dhe mbi të gjitha urdhënsit”, tha Popoviq.


Ajo shton se nuk mund të pretendojë nëse ka ndonjë pengesë në hetim, por se është e qartë se “diçka nuk po shkon si duhet”.

“Thjesht është e pakuptueshme që pas gjashtë vitesh nuk mund të dalim me emrat e urdhënsve, këtu më së shumti i besoj shtetit të Serbisë, por janë të kufizuar në një farë mënyre, sepse nuk kanë bashkëpunimin e palën shqiptare. Kemi një hetim që ka gjashtë vjet që po vazhdon dhe që kam frikë se do të zgjasë kushedi sa vite të tjera, por siç thashë, të gjithë duhet ta dinë se e vërteta nuk mund të fshihet dhe se jam absolutisht e sigurt se një ditë do ta zbulojmë se kush e vrau Oliverin”, është i bindur Popoviq.

Duke folur për keqpërdorimet për qëllime politike të vrasjes së Ivanoviqit, ajo tha se ajo ekziston vit pas viti.

“Absolutisht është keqpërdorur, këtu edhe sot e kemi shembullin më të dukshëm për këtë. Përvjetorin e vuajtjes time me djalin tim e shënova në paqe dhe heshtje. Çdo kujtim i kësaj tragjedie, që është përtej kishës dhe përtej varrezave. Sot është abuzim me vuajtjet e një njeriu dhe tragjedi të një familjeje”, tha Popoviq.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna në shpinë në veri të Mitrovicës më 16. janar 2018 dhe u varros në vendin e qytetarëve të merituar në Beograd më 18 janar.

Në kishën e Shën Savës në Beograd sot u mbajt përkujtimor në kujtim të tij, ku morën pjesë familjarë dhe përfaqësues të qeverisë së lartë të Serbisë - kryeministrja në mandat teknik Ana Brnabiq, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe Ministrar i Mbrojtjes në mandatin teknik Millosh Vuçeviq, si dhe drejtori i Zyrës për KdheM Petar Petkoviq.