Popoviq: Nuk tërheq fjalët e mia për UÇK, nuk ka asnjë lloj marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq ku pas leximit të vendimit u deportua nga Kosova, ka thënë në një deklaratë për Kosovo onlajn se nuk pranon asnjë faj për ato çka ka thënë në Rahovec dhe se nuk ka asnjë lloj marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit.
“Sapo kam kaluar kufirin administrativ. Pas meje është periudhë e vështirë, por asgjë më të vështirë se ajo që po kalojnë dhe sërbët e tjerë që janë të burgosur në të drejtën e Zotit. Të sqarohemi një herë, këtu nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit, sepse unë nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë” ka thënë Popoviq ku Gjykata Themelore në Prishtinë sot e dënoi me gjobë 3.000 euro dhe ndalim hyrjeje në Kosovë për dy vite për deklaratën në meshën e bërë në kujtim të sërbëve në Rahovec në mes të korrikut.
Përsëriti se qëndron i vendosur para gjithçkaje që ka thënë në meshën e organizuar në Rahovec-se terroristët e UÇK janë përgjegjës për vrasjen e një numri të madh sërbësh këtu dhe në pjesë të tjera të Kosovës.
“Në asnjë moment nuk i kam tërhequr dhe as do t’i tërheq fjalët e mia. Ky proçes është pasojë e presioneve të instrumentalizuara politike të gjyqësorit të Prishtinës dhe kësisoj nuk ka asnjë lloj fuqie” ka qenë i qartë Popoviq.
Për gjithçka tjetër, shton ai, do të flasë ditët vijuese.
“Faleminderit të gjithëve që kanë qenë me mua, me shtetin tim Sërbinë, Zyrën për K&M, presidentin Aleksandar Vuçiq, familjen time dhe popullin tim” konkludoi Popoviq.
0 komentet