Popoviq: Sulmet ndaj sërbëve pasojë e retorikës së pushtetit në Prishtinë, bashkësia ndërkombëtare të gjejë zgjidhjen

Srđan Popović
Burim: Kosovo Online

Drejtuesi i Qarkut të Kosovës Sërgjan Popoviq ka thënë se situata e sigurisë është mjaft e rëndë për sërbët në Kosovë dhe se sulmet e fundit ndaj fëmijëve në Llaplasellë dhe klerikut në Prizren janë pasojë e retorikës së pushtetit në Prishtinë.

Sikurse tha ai, shqiptarët tashmë përdorin dhe institucionet si e si që jeta e sërbëve të bëhet e pamundur.

"Situata përsa i përket sigurisë, është mjaft e rëndë, fatkeqësisht njerëzit ndihen të pasigurtë, nuk e dimë sesi do të nisë dita e re. Ndodhi në 17 mars, atëherë ishte pogromi i madh i sërbëve në Kosovë e Metohi, tashmë ndodhemi në të njëjtën situatë pasi tashmë shqiptarët përdorin metoda të sofistikuara, pra përdorin institucionet, me qëllim që jeta e sërbëve të bëhet e pamundur e kështu që sërbët të largohen thjesht prej vatrave të tyre" theksoi Popoviq.

Ky i fundit tha se incidentet e fundit të cilat kanë ndodhur në Llapllaselë dhe Prizren, janë pasojë e retorikës së Prishtinës.

"Të gjithë jemi dëshmitarë që qeveria në Prishtinë nuk përcjell mesazhe paqësore, dita-ditës kemi tentativa të reja të pushtetit që jeta e komunitetit sërb të bëhet e rëndë. Në skenë është dhe indoktrinimi i brezave të rinj, kur populli shqiptar bombardohet me të tilla mesazhe që vijnë prej qeverisë dhe parlamentit, ajo çka mund të presim është kjo çka po ndodh momentalisht, sulm ndaj klerikut, sulm ndaj fëmijëve, ndërsa e gjithë kjo mbështetet me dhunë institucionale ku është heqja e dinarit, e vetëm përmes kësaj ndërpritet edhe jeta e komunitetit sërb. Kemi parë këto ditë se njerëzit janë të shqetësuar sesi do të bëhet me shpenzimet themelore jetësore, të paguajnë korentin, ujin, blejnë ushqime", shtoi Popoviq. 

Siç tha ky i fundit tek bashkësia ndërkombëtare të gjendet zgjidhja për situatën aktuale në Kosovë.

"Të shikojmë nëse bashkësia ndërkombëtare do të lëvizë, nëse më në fund do të gjejë zgjidhjen që kjo të ndalet. Sytë tanë janë drejtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare për vetë faktin se qeveria në Prishtinë është projekt ndërkombëtar", ka thënë Popoviq.