Posta dhe banka Komercijale në zonat serbe në Kosovë prej ditësh janë pa dinarë

Centralno Kosovo: Pošta i Komercijalna banka već danima bez dinara
Burim: Kosovo Online

Ka disa ditë që nuk ka dinarë në Postë dhe NLB Bankën Komercijale në zonat serbe të Kosovës, sepse paratë nuk kanë ardhur që nga 24 shtatori për shkak të mbylljes së vendkalimit administrativ Jarinje. Qytetarët me të cilët ka folur ekipi i Kosovo online theksojnë se janë në panik dhe se nuk kanë para për të plotësuar nevojat elementare të jetës.

Nga Posta në Graçancë jozyrtarisht na kanë konfirmuar se paratë nuk arrijnë pas 24 shtatorit, sepse kompania Henderson, e cila transferon para nga Jarinji në zonat serbe, sipas kontratës, paratë mund t'i marrë vetëm në atë vendkalim.

Ata gjithashtu theksojnë se paratë i paguajnë vetëm në rastet kur një nga qytetarët bën pagesë dhe vijnë persona që nuk kanë me çka të blejnë ilaçe.

Ekipi i Kosovo online është bindur që para bankës Komercijalna ka një turmë të madhe.

“Thonë nuk ka dinarë, vetëm valutë”, thotë një banor i Bërnjicës së Ulët.

Miodrag Simiq pohon se në Ugljar, fshati nga ka ardhur për të tërhequr paratë, ka pasur panik, sepse njerëzit mbesin pa para.

“Banka Komerciale ka disa ditë që nuk ka para, edhe Posta në Ugljar nuk ka para, tani jam nga Ugljari, thonë se këtu japin valutë, do të japin apo jo, nuk e di. Në gjithë fshatin njerëzit nuk marrin dot pensionet, nuk kanë çfarë të blejnë, marrin veresi nga dyqanet. Është mjaft e vështirë, nuk e di pse e bëjnë këtë, pse nuk i lëshojnë paratë”, tha Simiq.

Snezhana Bursaq thekson se njerëzit ia dalin ashtu siç dinë.

"Ka dhjetë ditë që nuk ka dinarë, dhe situata është e tillë që ndonjëherë nuk ka as euro. Pra, ju ia dilni si e dini dhe mundi", tha Bursaq.

E njëjta situatë me mungesë dinarësh është edhe në Bankën Komercijalna dhe Posta në Shtërpc.

Kujtojmë se që nga 14. qershori në Kosovë nuk kanë mbërritur mallrat, barnat dhe mjetet mjekësore serbe, gazetat serbe dhe as dërgesat tjera nga Serbia.