Serbi i arrestuar në Jarinje i është dhënë arrest shtëpiak, dyshohet pa bazë, arma nuk kishte as në foto
Avokati Asdren Hoxha tha sot se klientit të tij L.J. nga Zveçani, i cili u arrestua në Jarinj më 1. tetor kur ishte nisur në varrimin e Stefan Nedeljkoviqit, i është caktuar arrest shtëpiak për një muaj dhe se policia e Kosovës në shtëpi dhe në pronë e serbit nga Zveçani nuk gjeti armë, vetëm fotografi të vjetra të L.J. duke mbajtur armë që rezultuan se nuk ishin të vërteta.
Kujtojmë se ditën e arrestimit, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se policia ka gjetur armë dhe municione në pronën e një serbi nga Zveçani dhe se ka mundësi që arrestimi të ketë lidhje me ngjarjet në Banjskë.
Avokati Asdren Hoxha theksoi se L.J. i akuzuar për armëmbajtje pa leje, ndonëse policia gjatë kontrollit nuk ka gjetur asnjë armë, por klienti i tij akuzohet në bazë të fotove të tij duke mbajtur armë të cilat rezultuan të vërteta.
“Kemi qenë në seancë me kërkesë të Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për klientin tim L.J. është mbajtur seanca dhe pas paraqitjes së mbrojtjes, Prokuroria ka ndryshuar vendimin për masën e paraburgimit dhe e ka zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Ata janë pajtuar që të caktohet masa e arrestit shtëpiak, ndaj edhe ne për hir të paqes dhe procedurave të mëtutjeshme jemi pajtuar me atë vendim”, tha Hoxha.
Ai është shprehur i kënaqur që masa e paraburgimit është zëvendësuar me arrest shtëpiak, duke qenë se siç thotë ai nuk ka bazë që L.J. ti kufizohet liria.
“Besoj se është e nevojshme t'ju them se klienti im nuk ka pasur armë për t'i konfiskuar, në banesën e tij është bërë kontroll dhe nuk është gjetur asnjë armë, nuk i është konfiskuar asgjë në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për disa foto të vjetra ku ndodhet është parë me disa armë dhe kemi arritur të sqarojmë se nuk është armë e vërtetë. Prokuroria kur kemi kundërshtuar me prova është pajtuar që ky person nuk ka nevojë të mbahet në paraburgim, me çka ne në thelb jemi të kënaqur”, tha Hoxha.
Kujtojmë se më 1 tetor policia e Kosovës ka arrestuar një serb nga Zveçani në Jarinje, pas së cilës publikut iu drejtua drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Në atë kohë ai në konferencë për media tha se në Jarinjë është arrestuar një person i dyshuar si i përfshirë në incidentin e ndodhur më 24 shtator.
Më pas Hoxha deklaroi se në pronën e tij është bërë bastisje dhe se me atë rast është gjetur një sasi e caktuar municioni.
“Sot është arrestuar në Jarinje, policia ka bastisur pronën e tij dhe i ka gjetur armë dhe municionë. Besoj se do të ndalohet për 48 orë. Ka një lidhje të mundshme me ngjarjen e 24 shtatorit”, tha ai.
0 komentet