Prenkaj: Fon der Lajen dhe Kurti u takuan në Kuvend sepse paligjshmërisht ushtron dy funksione publike
Ish ambasadori i Kosovës në Itali Albert Prenkaj thekson se presidentja e Komisionit Europian Ursula Fon der Lajen me kryeministrin e Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti, ditën e djeshme u takua në Kuvend për pamundësinë e shfrytëzimit të ambjenteve të qeverisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ushtrimi i dy funksioneve publike është i paligjshëm.
“Sepse funksionimi i institucioneve demokratike në Kosovë vazhdon të qëndrojë tek Kuvendi dhe Presidenca, Fon der Lajen i’u bind njoftimit të BE pas vendimit të gjykatës që kryerja e dy funksioneve publike ishte e paligjshme ndaj dhe u takua me Kurtin në ambientet e kuvendit” tha Prenkaj për Kosovo onlajn.
Sikurse theksoi, vizita e Fon der Lajen në Ballkanin Perëndimor, ishte me qëllim të insistonte tek politika e zgjerimit të Unionit Europian në rrugën e Planit të Rritjes.
“Pavarësisht sfidave të shkaktuara nga mosmarrëveshjet politike qysh prej shkurtit të këtij viti, Fon der Lajen insiston tek ndërtimi i institucioneve të forta, de-eskalimin e tensioneve dhe finalizimin e hapave të kombinimit të projekteve nga Plani i Rritjes, të cilat po përdoren prej shteteve të rajonit”, shtoi Prenkaj.
Ky i fundit kujtoi masat ndëshkuese për Kosovën nga BE duke thënë se ato janë si pasojë e politikës kokëforte dhe të pabalancuar.
“Për shkak të udhëheqjes së politikës kokëforte, të pabalancuar dhe moskoordinimit me aleatët, Kosova është nën sanksionet e Brukselit zyrtar dhe së fundmi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, ndërsa ndërkohë i njëjti projekt u vu në lëvizje mes SHBA dhe Sërbisë, ndërsa vazhdon me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Prenkaj.
komentet