Qurçiq: Me forcimin e së djathtës në Europë, rritet dhe mirëkuptimi për sërbët në Kosovë
Duket se forcimi i së djathtës në disa vende europiane dhe grumbullimi i tyre para zgjedhjeve për Parlamentin Europian të vitit të ardhshëm, dukshëm ndikon në zgjidhjen e çështjes kosovare nuk janë të mëdha, por këto parti, duke patur parasysh identitetin e tyre kristian dhe respektin ndaj Sërbisë dhe popullit sërb, do të tregojë më shumë mirëkuptim për sërbët dhe trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë, beson Petar Qurçiq nga Instituti për Studime Europiane.
“Kudo që e djathta ka fituar deri më tani, dhe po flas rreth vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka ndikuar mjaft tek ndryshimi i qëndrimit të atyre vendeve për çështje të rëndësishme, pavarësisht se ato parti kanë pak a shumë simpati ndaj trashëgimisë kristiane në Kosovë apo raport kritik ndaj paktit të NATO. Mendoj se këto vende që njohën pavarësinë e njëanshme të Kosovës, nuk do të ndryshojnë qëndrimin e vet, por mund të themi se disa nga ato parti, sidomos duke pasur parasysh identitetin e tyre kristian, shfaqin respekt ndaj Sërbisë dhe sërbëve. Duke pasur parasysh dhe se sot rrethanat janë shumë të rënda, sidomos me presionin konstant që qeveria e kryeministrit kosovar Albin Kurti ushtron ndaj komunitetit sërb në Kosovë, mendoj se partitë e djathta, mund të tregojnë më shumë mirëkuptim, sidomos ndaj trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë”, thotë Qurçiq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit bën të ditur shembullin e Hungarisë e cila njeh pavarësinë e Kosovës dhe ku qeveria e djathtë e Viktor Orbanit shfaq mirëkuptim ndaj interesave sërbe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, mbi të gjitha ndaj kishave dhe manastireve.
"Në rastin e pranimit të Kosovës në Unesko shfaqën qëndrim të rezervuar. Mendoj se kjo mund të jetë hapësirë interesante bashkëpunimi ku nuk ndryshojnë qëndrimet thelbësore të këtyre vendeve, por në një farë mënyre ato kanë mirëkuptim ndaj komunitetit sërb" bën të ditur Qurçiq.
Partitë e ekstremit të djathtë vitet e fundit janë bërë faktor dominant dhe kanë formuar qeverinë në shumë vende anëtare të BE, nga Hungaria në Itali e deri në Sllovaki, ndërsa partitë me prefikset "konservatore" dhe "nacionaliste" arritën rezultate të shkëlqyera në zgjedhjet e fundit në Spanjë, Holandë, si dhe rajonale në Gjermani dhe Austri. Lideri i partisë së Ligës italiane, Mateo Salvini, i cili është edhe zëvendëskryeministër në qeverinë e djathtë të Xhorxhia Melonit, organizoi para disa ditësh në Firence tubim të partive të djathta europiane sesi të bien dakord rreth prezantimit të përbashkët në zgjedhjet për Parlamentin Europian, qershorin e ardhshëm.
“Në rastin e qeverisë së djathtë të Xhorxhia Melonit e cila së fundi vizitoi Beogradin, korpusi italian në KFOR po ruan një nga ndërtesat më të rëndësishme kulturore në K&M, manastirin e Deçanit. Mendoj se këtu mund të ketë një lloj hapësire për bashkëpunim”, thotë Qurçiq.
Ky i fundit thekson se megjithatë jo të gjitha partitë e djathta janë apriori të favorshme për Sërbinë. Ai thekson se lideri populist Gert Vilders që i përket Partisë së Lirisë ku së fundi fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit në Holandë, por jo aq sa për të formuar e vetme qeverinë, "pavarësisht se sa shumë shfaq ndjenja anti-islamike, nuk do të të ndryshojë rrënjësisht politikën e vendit të tij ndaj Kosovës në rast se bëhet kryeministër”.
“Ai në vitin 2010 në minorancë, mbështeti qeverinë e Mark Rute e Holanda nuk ndryshoi vendimin rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sërbia atëherë mori atë vendim jo të favorshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Kosovën. Natyrisht Holanda nuk ndikon në vendimin e MPJ, por në një masë të caktuar ishte indikative se e gjithë kjo ndodhi në territorin e vet" bën të ditur Qurçiq.
Kur është fjala për forcimin e të djathtës në Gjermani, mbi të gjitha të Alternativës për Gjermaninë (AfD), bashkëbiseduesi ynë thotë se kjo është specifike, parti kundër establishmentit e cila "flirton me qëndrime nacionaliste dhe konservatore, por ka edhe një krah të majtë shumë të fortë”. Kujton se AfD ka dëshmuar raport jashtëzakonisht kritik ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjermania por beson se nëse kjo parti do të marrë pjesë në qeveri, ata nuk do të ndryshojnë rrënjësisht politikën e Gjermanisë, ndonëse mund të shfaqë simpati më domethënëse ndaj sërbëve në ndryshim nga partitë e tjera.
komentet