Qytetarët dy vite nga marrja e komunave në veri të Kosovës: Tentuan të n’a hidhëronin jetën, por do të mbahemi

Pripadnici Kosovske policije ispred opštine Zvečan
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Qytetarët e Lleposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut vlerësojnë se presionet dhe provokimet e përditshme tek komunat në veri të Kosovës janë në rritje, pikërisht dy vite qysh kur janë në krye kryekomunarët shqiptarë, nën mbështetjen e policisë kosovare, hyrën në godinat komunale. Jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë, thonë ata, e pasigurt dhe plot me frikë.

Qytetarët e Lleposqviqit vlerësojnë se për dy vite qysh kur forcat e policisë kosovare së bashku me kryekomunarët shqiptarë, hyrën në godinat e katër komunave në veri të Kosovës, presioni që përjetojnë po rritet në mënyrë konstante.

“Nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë, i njëjti presion ndaj sërbëve sikurse tek ai i riu në Mitrovicën e Kosovës. E shikoni sesi janë, kjo është veçse dhunë ndaj dhunës. Nuk kam fjalë se çfarë të them. Jam dhe pak e frikësuar për fëmijët tanë sesi do të shkojnë më pas gjërat” shprehet Andrijana Stefanoviq.

Që situata në terren është rënduar mjaftueshëm, e thotë dhe Jovo Mitriq, i cili kujton dhe sjelljen e Policisë Kosovare ndaj maturantëve sërbë.

“Gjithçka dreq e më dreq, asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse ata tentojnë, munden, por askush nuk do të më vrasë. Shkojnë, luajnë, provokojnë, nuk duhet t'i thuash asgjë, thjesht kthe vështrimin. Vetëm provokojnë, nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Mua le të më afrohen, nuk më intereson asgjë në jetë. Atë që bërën në Mitrovicë duke kapur atë fëmijë, unë atë do t’a kisha kapur për fyti”, vlerëson ai.

Nga ana tjetër, qytetarët e Mitrovicës së Veriut deklarojnë se këtë periudhë dy vjeçare e kujtojnë vetëm për ngjarje të këqija, duke u kujtuar atyre se qendra e jetës së tyre u zhvendos në Rashkë, çka rëndon edhe më tej jetën e secilit individ.

"Asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka po shkon keq e më keq. Këtë periudhë do ta kujtoj për të keq" tha e moshuara.

Me të pajtohet dhe bashkëqytetari i saj ku theksoi se autoritetet kosovare po tentojnë t’ua hidhërojnë jetën.

"Ka ndryshuar pasi na shkaktuan shumë telashe. Duhet të shkojmë në Rashkë për të përmbushur detyrimet tona qytetare, kjo nuk është e lehtë dhe na kushton. Në çdo mënyrë tentojnë të na e hidhërojnë jetën, ne do të mbahemi dhe nuk do të arrijnë qëllimet e tyre. Do të kujtojmë vetëm të keqen e pushtetit kosovar", tha ai.

I riu nga Mitrovica e Veriut bën të ditur se provokimet e përditshme janë bërë më të shpeshta dhe se jeta është përkeqësuar për çdo banor, pavarësisht moshës.

“Shumë rëndë, duke pasur parasysh që duhet të shkojmë në Rashkë për dokumentet. Kemi provokime të përditshme, u rëndohet jeta të rinjve këtu duke pasur parasysh që pas çdo daljeje kemi tortura nga ana e policisë, ndalesa dhe kontrolle të vazhdueshme, të cilat kurrë nuk kanë qenë aq të shpeshta më parë. Duke qenë se duhet t’i tërheqim të gjitha të hollat në Rashkë, nuk e di për kë është normale dhe për kë i’a vlen. Mendoj se situata është rënduar mjaft dhe për fëmijët dhe të moshuarit. Jeta është mjaft e vështirë, duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, vështirë se do të bëhet më mirë, por që shpresojmë. Besojmë tek shteti ynë” thotë ai.