Qytetarët e Mitrovicës së Veriut për vizitat e Sveçlës: Provokuese, populli nuk ndihet i lirë

Dželjalj Svečlja u poseti Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Vizitat jozyrtare të ministrave kosovarë në veri të Kosovës janë gjithmonë e më të shpeshta. Gjatë ditës së djeshme, ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi kanë vizituar një kafene në urën kryesore në veri të Mitrovicës nën shoqërinë e njësisë speciale të armatosur rëndë. Sot qytetarët e këtij qyteti për Kosovo onlajn vlerësojnë se të tilla vizita përjetohen si provokuese.

Banori i Suhodollit vizitën e tij e krahasoi me përditshmërinë në zonën e vet. 

“Shikoni, ky është provokim i pastër. Ka mjaft provokime dhe në Suhodoll, me autovetura dhe motoçikleta që kalojnë. Përherë e bëjnë këtë, duke bërë xhiro me motoçikleta” ka thënë ai.

Bashkëqytetarja e tij thekson se i vjen keq dhe ndihet në faj për vizitën e ministrave kosovarë.

“Më vjen keq dhe faj që ai zotëri shfaqet në përgjithësi këtu dhe pi kafe mes këtyre njerëzve të cilëve u ka mbetur dhe pyetja nëse do të jetë më sërish” ka thënë ajo.

Një mitrovicar na tha se për pasojë të këtyre vizitave sërbët nuk ndjehen të lirë nëpër qytet.

"Sinqerisht, mendimi im është se kjo është një shfaqje më shumë provokuese. Nuk e kuptoj përse i’u duhen kaq shumë truproja kur vijnë e ulen, aty ka më shumë njerëz me uniforma sesa civilë. Populli nuk ndihet i lirë në veri. Mendoj se kjo është një lloj shfaqje provokuese dhe kjo nuk është e nevojshme. Populi është paksa nën panik, mund të them jo vetëm me këtë por për gjithçka që ndodh. Lokale të ndryshme hapen, merren me punë, vendosin kamera vëzhguese….Në çdo kuptim ushtrohen provokime ndaj popullit në veri” thekson ai.

Një grua e moshuar bën të ditur se dëgjoi se në cilën kafene ishin ministrat që pivën kafe.

“Dëgjova vetëm që u hap kafeneja tek ura. Morën masa, më besoni, nuk e di se çfarë do të bëjnë dhe si do të jetë” tha ajo.