Gjuriq: Sveçla nuk mund të dilte me diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës përveç thyerjes së billbordeve
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se askush nuk e priste që Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës mund të dilte me diçka më të mirë për qytetarët sesa thyerjes së billbordeve në Zveçan me fotografi të qytetarëve të nderit.
Gjuriq ka thënë në rrjetin social “X” se Sveçla është e mirë vetëm në thyerjen e pasurisë së të tjerëve, duke kujtuar se një herë ka shkatërruar një automjet të EULEX-it.
“Mendoj se askush nuk e priste që ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla do të mund të dilte me diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës* përveç thyerjes së billbordeve. Çfarë mënyrë e shkëlqyer zgjodhi për të na kujtuar të gjithëve se kjo është e vetmja gjë në të cilën ai është vërtet i mirë. Mënyra se si e ka thyer veturën e Eulex-it e kanë zili të gjithë huliganët e futbollit ballkanik - nga KF Ballkani Suharekë, 'Intelektualët' nga KF Drita e Podujevës e deri te 'Balistet' famëkeq nga KF Shkendija e Tetovës. Bravo, Xhelal, ju lideri dhe heroi i madh”, tha Gjuriq.
Dy ministrat e qeverisë së Kurtit, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, dolën sot në terren për të parë nga afër heqjen e billbordeve me foto të qytetarëve të nderit të Zveçanit, Aleksandar Vuçiq, Marko Gjuriq, Vlladimir Putin, Novak Gjokoviq, Millorad Arlov, Zoran Krivokapiq dhe Jugosllav Kostiq.
Sveçla postoi videon e heqjes së billbordit në Facebook dhe me atë rast tha “se simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.
“Në Zveçan sot janë hequr billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve dhe agresorëve, të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai në Facebook.
0 komentet