Radiçeviq: Të djathtët do kenë shumicën në PE, por pa ndryshime drastike në politikën europiane
Korrenspodenti i RTS nga Gjermania Nenad Radiçeviq vlerëson se në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian blloku i partive të orjentuar djathtas do të marrë shumicën, por kjo nuk do të ndikojë në ndryshime dramatike as në krye të BE, por as dhe në raportet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndërmjetësimin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Duket që blloku i së djathtës së fortë do të forcohet dhe në përgjithësi me të djathtën e moderuar, pra e djathta që është më afër qendrës, do të ketë shumicën në Parlamentin Europian. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pushteti në krye të Bashkimit Europian do të ndryshojë disi dramatikisht, por do t’i nevojitet një lloj koalicioni midis parisë populiste, Partisë Socialdemokrate dhe Liberalëve, pra të Gjelbërve. Në këtë katërkëndësh do të gjendet qeveria e re në nivelin e BE. Por Parlamenti Europian, si një lloj zëdhënësi i të gjitha atyre partive, do të jetë pak më ndryshe. Më shumë do të dëgjohen zërat që nuk janë aq të pëlqyer nga ata që janë në pushtet”, vlerëson Radiçeviq.
Ky i fundit thotë se ndryshimet në krye të BE nga komisioneri i ri i lartë për politikë të jashtme e deri te shpallja e komisionerit të mbrojtjes, do të ndikojnë si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por aty nuk duhen pritur ndryshime dramatike, pasi shumica e vendeve të Europës Perëndimore që kanë ndikim vendimtar, mes të tjerave dhe në përzgjedhjen e zyrtarëve europianë, kanë qëndrim mjaft unik për çështjen e Kosovës.
"Në këtë kuptim, nuk do të duhet të presim ndonjë kthesë dramatike. Por në Parlamentin Europian do të mund të dëgjohen më shumë nga ata zëra që vendosin pyetjen nëse ideja e pavarësisë së Kosovës është e saktë dhe nëse BE në këtë drejtim po gabon. Debati në Parlamentin Europian mund të jetë i këndshëm për veshët tanë, rreth raportimit dhe punën dhe diskutimet në PE, por në praktikë nuk do të çojë në ndryshim”, pohon Radiçeviq.
Ky i fundit sqaron se pavarësisht se kush do të marrë drejtimin e Bashkimit Europian në të ardhmen, ai nuk do t’a vërë në diskutim e as do t’a ndryshojë thelbin e procesit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Në praktikë, zyrtarët që do të marrin drejtimin e BE, nuk do të vënë në diskutim ajo çka është thelbësore e këtij procesi, ndërsa kjo është diçka që quhet normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, por në fakt, kur e shikoni në kontekstin e integrimeve europiane, është përpjekje që Beogradi këto raporte po i normalizon kështu që mund dhe pa Kosovën të hyjë në BE. Në fakt, ky është thelbi, jo ndonjë rikthim i Kosovës nën juridiksionin e Beogradit”, thekson Radiçeviq.
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian, Radiçeviq thotë se tashmë është e qartë se humbësit më të mëdhenj do të jenë partitë e qendrës së majtë, partitë socialdemokrate, liberalët dhe të gjelbërt.
“Ata për shumë çështje në nivel kombëtar, shiheshin si dikush që punonte kundër disa grupeve të interesit, si fermerët. Kemi përjetuar një sërë protestash fermerësh në të gjithë BE dhe aty ka aktorë të Gjelbër apo Liberalë që kanë qenë kundër interesave të fermerëve. Në fund, BE u tërhoq nga disa rregullore komplekse. Konkretisht Ursula fon der Lajen, në orën e fundit tërhoqi disa procedura ligjore, përfshirë ato për fermerët. Mes të tjerash dhe për të përfituar si përfaqësuese e asaj rryme populiste në zgjedhjet europiane”, thotë Radiçeviq.
Ky i fundit thotë se kjo është e dukshme dhe përsa i përket çështjes së luftës në Ukrainë.
“Tashmë jemi dëshmitarë se edhe për çështjen e luftës në Ukrainë, shikohet se veprimet e zyrtarëve të caktuar synojnë në thelb se si të rifitojnë besimin e votuesve të tyre para zgjedhjeve europiane dhe si t'ua bëjnë të vështirë kundërshtarëve. të cilët kanë pikëpamje ose pro-ruse ose kundër luftës” thekson Radiçeviq.
I pyetur nëse zgjedhjet e ardhshme nacionale në vendet anëtare të BE mund të sjellin ndonjë surprizë, Radiçeviq thotë se as aty nuk duhet të presim ndryshime dramatike.
“Në Gjermani vështirë është që Alternativa për Gjermaninë apo e Majta, të cilat kanë pikëpamje të ndryshme në raport me partitë kryesore, të vijnë në pushtet në nivel federal. Ndoshta në nivel krahinor ka shanse, por në nivel federal që vendos për politikën e jashtme, nuk ka shanse. Në Francë, është e njëjta pyetje e madhe, edhe nëse teorikisht Mari Le Pen do të bëhej presidentja e re, a do t’a ndryshonte ajo politikën? A e ndryshoi Xhorxhia Meloni kursin e Italisë? Jo, ndonëse shikohej si lojtare anti-sistemi. Në këtë kuptim, nuk besoj se mund të shkohet deri tek ndonjë kthesë e madhe, të paktën jo në të ardhmen e afërt”, konkludon Radiçeviq.
0 komentet