Radojeviq: Policia e Kosovës vetshpallet kompetente për shqyrtimin e vendimeve komunale

Milan Radojević 26 02 2026
Burim: Kosovo Online

Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq ka reaguar ndaj proçedurave të Policisë Kosovare e cila sot ka ofruar asistencë inspektimit komunal sesi të ndalen punimet ilegale të firmave nga Mitrovica e Jugut duke bërë të ditur se policia e shpall veten kompetente për të shqyrtuar vendimet komunale.

“Policia Kosovare e shpall veten kompetente për shqyrtimin e vendimeve komunale. Kur duhet që të mbyllet kafeneja sepse, kini kujdes tani, qeset me sheqer nuk kanë datë skadence, menjëherë ofrohet asistencë e plotë me 30 policë. Kur duhet që të ndalë punimet që janë në pronësi të komunës për shkak të mungesës së dokumentacionit ligjor, Policia e Kosovës thotë se kontraktori ka dokumentacion të rregullt. Pa asistencë”, ka thënë Radojeviq në publikimin e tij në Fejsbuk.

Ai në publikim kujtoi bastisjen e një numri të madh të pjestarëve të Policisë Kosovare në kafenenë Grej në Mitrovicën e Veriut, si mbështetje të inspektoriatit komunal në kohën kur udhëheqësja komunale drejtohej nga kryekomunari shqiptar.

“Duket se qeset me sheqer janë të rrezikshme. Për fat, mitrovicarët e mbajnë mend!“, shkruan kryekomunari i Mitrovicës së Veriut.

Sikurse tha për Kosovo Onlajn drejtori i Inspektoriatit Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Velko Orlloviq, inspektorët gjatë inspektimit të zakonshëm, vurën re punime ilegale pa lejet e nevojshme nga firma e Mitrovicës së Jugut.

Pavarësisht vendimit të inspektimit, punimet vazhduan, ndërsa Policia Kosovare refuzoi asistencë ndonëse sikurse njoftoi Komuna e Mitrovicës së Veriut, Drejtoria e Inspektimit në shumë raste e ka kërkuar këtë.