Radojeviq: Udhëheqja e komunës vuan presionet nga niveli qëndror, mora thirrje që të paraqitem në gjykatë
Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq, në konferencën e sotme foli për presionet që vuan udhëheqësia e komunës prej marrjes së pushtetit, si dhe për thirrjen në gjykatë që mori për vendosjen e banerit për Ditën para Krishtlindjes.
"Dje mora thirrje për gjykatë për t’u paraqitur për vendosjen e banerit në Ditën para Krishtlindjes. Sikurse është e njohur për ju, e mbani mend Ditën para Krishtlindjes si kryekomunar mora vendim vendosjen e banerit me mesazhin paqësor 'Zoti i paqtë, Krishti u lind'. Atë ditë, patëm problem të madh me policinë kosovare e cila nuk lejoi vendosjen e atij baneri e cila në të gjitha mënyrat tentuan t’a ndalnin. Na thanë se unë, si kryekomunar duhej të merrja leje nga Prishtina që të vendosja atë baner. Në fund patë dhe pamjet, epilogun se çfarë ndodhi atë ditë, se ata e morën atë baner. Mua atëherë më shkruajtën kallzim penal e më vonë sikurse e shikoni ai baner u vendos. Si pasojë e atij baneri morra fletthirrje për në gjyq dje. Çka sigurisht do t’a bëj si qytetar i përgjegjshëm dhe kryetar i komunës që drejtoj” tha ai.
Presionet që përjeton udhëheqësia e komunës, sikurse thotë, vijnë nga niveli qëndror.
"Ajo me të cilën jemi të vendosur është që udhëhësia komunale do të vazhdojë të punojë në interesin absolut të të gjithë qytetarëve të komunës sonë, të marrë vendime për të gjithë qytetarët e komunës, sepse qytetarët na dhanë mandat në zgjedhje, kërkuan ndryshime dhe ne jemi të detyruar t'i marrim ato ndryshime. Bashkëpunimi me nivelin qëndror është shumë i keq, për të mos thënë se nuk egziston në përgjithësi. Ja po ju jap një shembull-se ne qysh kur erdhëm në komunë, nuk gjetëm dokumentacionin e nevojshëm për funksionimin e saj. I përcollëm letër Ministrisë së Vetëqeverisjes Vendore që të na jepte absolutisht të gjithë dokumentacionin në periudhën nga dhjetori 2022 deri në dhjetor 2025. Deri më sot ne nuk kemi marrë asnjë kthim informacioni nëse do t’a marrim atë dokumentacion. Ky është vetëm një shembull", tha kryekomunari.
Sikurse theksoi, e gjitha kjo tregon sesi është bashkëpunimi me nivelin qëndror dhe faktin se udhëheqësia e re do të jetë në këto pozita në katër vitet e ardhshme, për të cilën ndonjë bashkëpunim në interes të qytetarëve duhet të egzistojë.
"Ajo çka është absurde, është se dhjetë ditë para kësaj, në të njëjtin vend qëndronte baneri ndërsa ishte fushata zgjedhore dhe atëherë nuk kishte kurrëfarë problemi. Por ja, e shikoni, kur u vendos baneri me mesazh paqësor, mesazh kristian ku dëshironim t'i urojmë të gjithë qytetarët tanë për festën e Krishtlindjes, fatkeqësisht, në vend që të isha me familjen, atë ditë e kalova me përfaqësuesin e Policisë Kosovare. Kështu që ishte bërë i njohur ligji që pata shkelur, për të qenë i sinqertë nuk jam jurist dhe nuk mund t’a interpretoj këtë, por që këtë me avokatin do t’a shqyrtoj dhe sigurisht që do t'i përgjigjem thirrjes. Por ajo çka është zhgënjyese, është se policia përzihet madje dhe në gjëra të tilla. Dhe atë ditë thashë se nëse jam kryekomunar do të marr vendim sikurse kam bërë në periudha të mëparshme, sikurse thashë dhjetë ditë më parë kur një baner tjetër qëndronte në atë vend, unë si kryekomunar jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi nëse kam shkelur ndonjë nen të ligjit. Atë ditë ne nuk morëm asnjë përgjigje nga Policia Kosovare se cilin nen i ligjit u shkel, përveçse se ato ishin urdhra nga Prishtina", shtoi ai.
E vetmja përgjigje që morën, thotë ai, ishte se këto ishin urdhra nga Prishtina dhe se baneri nuk duhet të vendoset dhe duhet të hiqet.
"Kështu që për këtë u kallzova penalisht, të shikojmë se për cilin nen të ligjit bëhet fjalë. Të themi saktësisht veprën penale, por ajo çka është fakt është se ky është edhe një lloj forme presioni ndaj udhëheqjes komunale, ku policia dëshiron të përzihet absolutisht në punën e komunës, çka është e papranueshme. Komuna ka kompetencat e veta që delegohen nga niveli qëndror, policia ka kompetencat e veta. Unë besoj, si shumica e qytetarëve të këtij qyteti, që Policia Kosovare ka gjëra më të mençura për të bërë sesa të vëzhgojë se si vendosen banerat dhe çfarë shkruhet në to", konkludoi Radojeviq.
Kujtojmë se pjestarët e Policisë Kosovare në ditën para Krishtlindjes në Mitrovicën e Veriut hoqën banerin me mbishkrim “Zoti i paqtë, Krishti u lind“, ku përfaqësuesit e Listës Sërbe në bazë të vendimit të kryekomunarit Millan Radojeviq, tentuan të vendosnin në qendër të qytetit në vigjilje të Krishtlindjes.
Pas më shumë se një ore bisedimesh, në të cilën zyrtarët policorë vurën në dukje se patën urdhër që të mos lejojnë vendosjen e banerit, ky i fundit u mor dhe u përcoll në stacionin policor, ndërsa prej Radojeviqit u kërkua që të japë deklaratë pas së cilës i’u dorrëzua denoncimi për mosrespektim të urdhërit të zyrtarit policor.
Epilogu i ngjarjes u pasua po atë mbrëmje-Policia Kosovare po atë mbrëmje ktheu banerin i cili më pas u vendos në shesh, çka i dha fund tensioneve disaorëshe.
0 komentet