Radomiroviq: Audio është prerë dhe e montuar, nuk kam lidhje me djegien e autoveturës
Pas shfaqjes në publik të një tjetër inçizimi të Radoica Radomiroviqit, në të cilën, sipas Novosti, zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës “pranon se dogji autoveturat sërbëve në Lleposaviq” vetë Radomiroviq mohon pretendimet e tilla për Kosovo onlajn. Ai thotë për portalin tonë se është i njëjti inçizim që është prerë dhe montuar.
Siç raporton Novosti, Radomiroviq në bisedë me miqtë e tij nga Komuna e Lleposaviqit, një muaj pasi i ishte djegur vetura e Dragana Milletiq-Bebe ish ndihmësja e kryekomunarit shqiptar Lulzim Hetemi, në një moment ka thënë për bashkëpunëtorin e tij më të afërt, kryesuesin e kuvendit Gorski Buriq, se është "budalla i paparë” ndër të tjera, sepse nuk e kupton "që është pikërisht Radoica dhe ekipi i tij që i kanë vënë zjarrin autoveturave”. Radomiroviq bën të ditur se bëhet fjalë për të njëjtën bisedë dhe të njëjtin incizim që u shfaq në rrjetet sociale disa ditë më parë, në të cilin sipas Novosti “u jepte instruksione njerëzve të tij se si t'i vinte zjarrin autoveturës”.
“Me përgjegjësi pohoj se ka ndodhur më 18 nëntor në restorantin “Skadarlija”. Në incizim dëgjohet Nikolla Radomiroviq. Askund nuk them se unë apo dikush tjetër po i vë zjarrin autoveturës sime. Dhe Gorski Buriq ishte në të njëjtën tryezë, sikurse dhe Nenad Radosavljeviq dhe Marko Jabllanoviq. Ky i fundit ka qenë dhe në polici nga ku dha deklaratë. Këto janë regjistrime që janë bërë në kafene atë ditë. Mund t'i telefononi atyre për t'ju dhënë një koment. Gorski Buriq ishte aty me ne dhe ne treguam se si Dragan Aksentijeviq i vuri zjarrin makinës së Sllavkos Simiqit. Ky është ai kontekst në të cilën unë fola, por askush nuk do t'i kushtojë vëmendje atij konteksti ku unë them: ‘Dhe ai e ka lënë poshtë’ e pastaj inçizimi është prerë dhe nuk është se unë thashë që të vendosi gjysmë litri benzinë, gjysmë litri ujë….Sepse ai më ka thënë kështu. Këtë e ka rrëfyer edhe Marko Jabllanoviq, por për ta ai nuk ishte interesant, sepse dëshirojnë të krijojnë përshtypjen se unë u jap instruktime dikujt” thotë Radomiroviq.
Ky i fundit thekson se nuk është ashtu sikurse dëgjohet në inçizim dhe se këto inçizime janë “të prera dhe montuara".
"Nuk ka një kontekst në mbarë bisedën që zgjat tre, katër orë në kafenenë 'Skadarlija' në Lleposaviq. Aty kanë qenë njerëz prezent dhe mundeni që të telefononi ata dhe t’i pyesni. Nuk mund të komentoj mediat nga Sërbia të cilat shfaqin me keqdashje dhe me tendencë të pavërtetat rreth meje dhe qëllimshëm për të më shënjestruar. Këto media janë nën kontrollin e Radojiçiqit dhe Vuçiqit kështu që nuk dua të komentoj” thotë ai.
Pyetjes nëse në inçizim në të cilën Novosti e ka shfaqur hamendësohet se Gorski nuk ka qenë i pranishëm kur kanë folur për të, Radomiroviq thotë se “ndoshta ka dalë”.
"Gorski në një moment doli nga restoranti, por përgjatë gjithë ditës ka qenë me ne. E them me përgjegjësi se ishte dhe Sllagjan Mijajlloviq. Di kur u mblodhëm, zakonisht i mbaj të gjitha SMS në telefon ku i’a kam treguar dhe policisë, me përgjegjësi pohoj se të gjithë ishin aty dhe Nenad Radosavljeviq. Ndërsa ata mund të pohojnë çfarë të duan. Marko Jabllanoviq në të tilla rrethana ka dhënë deklaratë në polici" tha ai.
Pyetjes nëse ai ka dhënë deklaratë në polici dhe nëse është bërë kallëzim ndaj tij, ai tha se është dëgjuar vetëm në cilësinë e dëshmitarit.
“Unë kam dhënë deklaratë në polici si dëshmitar, ajo që di është se nuk ka asnjë denoncim. Insistoj dhe them që t'i kushtoj vëmendje inçizimit. Më këtë të fundit që kam dëgjuar në polici dëgjohet jashtëzakonisht bukur, ndërsa inçizimi që pata dëgjuar para kësaj është shtrembëruar qëllimisht në mënyrë që të dëgjohet dobët. Ky dëgjohet mirë dhe unë e them qartë: Ai e ka vendosur nën autoveturë, por kjo është prerë, kështu që konteksti më i gjerë i atyre fjalëve nuk mund të dëgjohet" tha ai dhe përsëriti se nuk ka dhënë asnjë instruksion.
“Pohoj me përgjegjësi dhe sot e kësaj dite se autovetura që u dogj është e Dragan Aksentijeviqit, ndërsa paraqitet se ky i fundit e ka bërë këtë nën instruksionet e Radojiçiqit dhe Listës Sërbe. Mund të telefononi dhe Nikollën dhe Markon, ata kanë qenë prezent" thotë Radomiroviq.
komentet