Savkoviq: Turqia është një prej partnerëve më kryesorë të Prishtinës, marrëveshja e fundit ushtarake ka edhe dimension politik
Marko Savkoviq nga Fondi ISAK vlerëson për Kosovo onlajn se marrëveshja e re ushtarake mes Turqisë dhe Kosovës u nënshkrua në momentin ku sërish po afrohen zgjedhjet dhe se ajo ka dimension politik.
“Kurti mban lidhje me vendet e Pesëshes, por larg asaj që këto marrëdhënie janë harmonike. Nuk përmbush detyrimet e tij nga dialogu dhe pavarësisht mesazheve se Kosovës i nevojitet stabilitet politik, më duket se ai po kërkon mënyrë për të zgjatur qëndrimin e vet në pushtet pavarësisht nga ajo çka ndodh me opozitën dhe skenën politike në përgjithësi. Dhe ky episod më i fundit me Vjosa Osmanin e tregon mjaft mirë këtë”, thotë Savkoviq.
Ky i fundit shton se Turqia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Prishtinës dhe se me sa duket, kjo nuk do të ndryshojë.
Pyetjes nëse Ankaraja me këtë lëvizje para zgjedhjeve mbështet direkt Kurtin, Savkoviq thotë se Turqia këtë e shikon ndryshe.
“Ankaraja pretendon se përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira dhe me Beogradin dhe me Prishtinën dhe sillet konstruktivisht. Megjithatë, në Beograd nuk shikohet pozitivisht bashkëpunimi intensiv mes Turqisë dhe Prishtinës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, thekson ai.
Sikurse shton, egziston dallim mes aspekteve politike dhe ushtarake të bashkëpunimit.
“Pjesa politike mund të kuptohet deri diku, por kur është fjala për bashkëpunimin ushtarak dhe blerjen e sistemeve të reja, që janë pak a shumë të sofistikuara, sikurse 'Bajraktari', aty egziston dyshim i caktuar dhe rezerë. Ndonëse marrëdhëniet mes Beogradit dhe Ankarasë vitet e fundit kanë qenë të mira, më duket se tani janë në fazën e rishqyrtimit dhe ngelet e çelur çështja sesi do të zhvillohen më tej”, thotë Savkoviq në fund.
0 komentet