Spahiu: Kurti kronmetroi kohën që marrëveshja me Turqinë të nënshkruhet para zgjedhjeve

Nedžmedin Spahiu
Burim: Kosovo Online

Profesori Nexhmedin Spahiu u shpreh se kryeministri kosovar në mandatin teknik Albin Kurti nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarako-financiar mes Kosovës dhe Turqisë, e kronometroi para zgjedhjeve të reja për përfitim politik vetjak.

Spahiu thotë se Kurti dhe Erdogan nuk janë kaq të afërt, por kjo nuk është arsye që Turqia t’i mohojë mbështetjen Kosovës.

“Kurti kur ishte në opozitë e akuzonte Erdoganin se është diktator, çka presidenti turk me gjasa vështirë se do t’a harrojë kaq lehtë. Ndërkaq, Turqia i përmbahet aleancave pavarësisht se kush është në pushtet. Ajo çka marrëveshja u nënshkrua tamam tani, ndoshta mund të jetë kronometruar nga Kurti për t'i dhënë atij avantazh para zgjedhjeve. Megjithatë, bëhet fjalë për faktin se Turqia është një nga katër aleatët kryesorë strategjikë të Kosovës, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unionin Europian dhe Britaninë e Madhe. Këta janë katër partnerë kyç strategjikë, pra aleatë të Kosovës. Armatosja është mesazh për rajonin-mos e prekni Kosovën. Ky është thelbi", beson Spahiu.

Profesori bën të ditur se Kurti me gjasa ka formësuar që marrëveshja të nënshkruhet pikërisht tani që t'i japë atij avantazh politik para zgjedhjeve.

Pyetjes se kujt po i përcjell mesazh me këtë marrëveshje-votuesve të Kurtit, opozitës apo rajonit-dhe çfarë lloj mesazhi është, Spahiu përgjigjet:

“Ashtu sikurse thashë, ky është mesazh për rajonin-mos e prek Kosovën”.