Shoqëria Civile: Kfor të marrë përgjegjësi dhe të sigurojë mbikqyrje efikase të sigurisë në veri të Kosovës

Severna Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Organizatat e shoqërisë civile njoftuan se spegimi për njësinë "e humbur" të FSK sot në Mitrovicën e Veriut, është i papranueshëm dhe shkakton shqetësim serioz tek qytetarët, sepse, sikurse thonë, tregon mungesë të thellë të kontrollit institucional dhe transparencës në planin e sigurisë.

Në deklaratën e nënshkruar nga Qendra për Veprime Sociale Afirmative, Aktiv, Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial dhe Iniciativa e Re Shoqërore, bëhet e ditur se kjo nuk është hera e parë që pjestarët e FSK hyjnë në veri të Kosovës nën spegime, besueshmëria e të cilave është jashtëzakonisht e dyshimtë.

"Kjo thellon më tej ndjenjën e pasigurisë mes popullsisë vendore dhe tregon për dështim sistematik në mbikëqyrjen dhe koordinimin e strukturave të sigurisë, por edhe për politizimin e mëtejshëm të institucioneve të sigurisë", deklarojnë ata.

Kujtojnë se, sipas dispozitave aktuale të Marrëveshjes së Brukselit dhe mandatit të definuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është pikërisht KFOR që ka përgjegjësinë primare për të monitoruar dhe siguruar regjimin e sigurisë në veri të Kosovës.

"Ngjarja e sotme tregon qartë se kapaciteti momental operacional dhe modeli i pranisë së KFOR nuk janë përshtatur me rreziqet dhe dinamikat reale të sigurisë në terren. Mungesa e reagimit adekuat dhe mbikëqyrja e KFOR, vë në pikëpyetje besimin e qytetarëve tek garancitë ndërkombëtare të sigurisë dhe krijon tension të shtuar në atë mjedis sigurie tashmë të brishtë", thuhet në deklaratë.

Për këtë arsye ftojnë KFOR të marrë përgjegjësi të plotë për mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të sigurisë në veri të Kosovës, të rrisë praninë fizike dhe operacionale të njësive të veta tek komunat veriore, të krijojë mekanizma të qartë parandalues ​​që do të parandalojnë çdo aktivitet të paautorizuar të formacioneve të armatosura, përfshirë FSK.

"Shoqëria civile nga veriu i Kosovës pret nga KFOR qasje vendimtare, të përgjegjshme dhe të dukshme ndaj mandatit të vet, sepse stabiliteti dhe siguria nuk mund të mbështeten në njësi dhe justifikime "të humbura" dhe abuzimin e tyre të mëvonshëm politik, por tek besimi, profesionalizi dhe zbatimi i vazhdueshëm i detyrimeve ndërkombëtare", përfundon deklarata.