Shutanovac: Kurti tregon 'muskuj' që janë të parëndësishëm nga aspekti i fuqisë ushtarake

Dragan Šutanovac
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke paralajmëruar se po shton numrin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë po i tregon ‘muskujt’ që janë absolutisht të parëndësishëm nga pikëpamja e fuqisë ushtarake, por në anën tjetër, duke rrezikuar sigurinë e serbëve në veri, tregon se dëshiron që ata të largohen nga Kosova.

“Nuk ka dyshim se që kur Kurti shpalli se do të ndërtojë të ashtuquajturat baza policore në veri të Kosovës, ai në fakt po ndërton baza ushtarake me idenë për t'i konvertuar ato dhe për t'u bërë një lloj force ushtarake me të cilën ai padyshim dëshiron të fitojë një pjesë të elektoratit në vetë Kosovën dhe që sigurisht që shqetëson dhe sjell trazira te qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës, duke pasur parasysh se Kosova nuk është e kërcënuar nga ndonjë rrezik ushtarak”, ka thënë Shutanovac në një deklaratë për Kosovo online.

Kurti dje në mbledhjen partiake të Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se Kosova vitin e ardhshëm do të ketë 600 anëtarë të FSK-së dhe 500 policë më shumë krahasuar me këtë vit dhe ka urdhëruar anëtarët e partisë që të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve t'u thonë "se nuk do të mund t'i ndalin as në jug e as në veri".

Duke komentuar fjalët e Kurtit, Shutanovac shton se askush nga asnjë shtet nuk ka paralajmëruar se do ta sulmojë Kosovën me forca ushtarake.

“Kurti, në vend që të shqetësohet për sigurinë e qytetarëve dhe të shtojë numrin e policisë kriminale, për të reduktuar krimin e organizuar në territorin e Kosovës, pra në mbarë rajonin, po mundohet të tregojë muskujt e tij, të cilët janë absolutisht të parëndësishëm nga aspekti të forcës ushtarake, është pluhur dhe hi, por nga aspekti i kërcënimit ndaj serbëve që jetojnë në veri të Kosovës dhe rrezikimit të sigurisë së tyre dhe torturave të vazhdueshme ndaj tyre me praninë e madhe të njerëzve me armë tytëgjata, ai në fakt dëshiron të tregojë se dëshiron që serbët t'i marrin gjërat e tyre dhe praktikisht të largohen nga Kosova dhe Metohija", beson Sutanovac.

Ai vlerëson se synimet e Kurtit janë të qarta dhe se ato i referohen krijimit të projektit të “Shqipërisë së Madhe”.

“E gjithë historia e tij është shumë e qartë, atij nuk i intereson siguria por projekti i ‘Shqipërisë së Madhe’ që përfshin të gjitha vendet e ashtuquajtura shqiptare. Është shpallur kryeministër i të gjithë shqiptarëve të botës, në njërën anë, dhe nga ana tjetër, kjo i përjashton të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë e Metohi, për të cilën po punon në mënyrë gjithëpërfshirëse, që fatkeqësisht pak njerëz e kuptojnë, jo vetëm në botë, por edhe në Beograd”, thekson Shutanovac.

Ai thekson se për çdo gjë që Kurti paralajmëron për shtimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së, edhe duke përdorur termin “ushtarë” edhe pse Kosova zyrtarisht nuk ka ushtri, nuk pret reagime nga faktorët ndërkombëtarë.

“Nuk pres asnjë reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendoj se ngjarja në Banjskë ka kontribuar shumë që Kurti tash ka një ritëm të tillë që mund t’i falen gjërat që nuk do t’i faleshin para ngjarjes në Banjskë. Përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare reagoi për shkak të shpronësimit, konfiskimit të paligjshëm të tokës së qytetarëve serbë, nuk mendoj se në fund, pas gjithë kësaj, do të ketë ndonjë reagim të nevojshëm, të ashpër në lidhje me Kurtin. Tani do të duhet të rrjedhë shumë ujë që Serbia të fitojë sërish avantazhin.

“Nuk e kam fjalën në raport me Kurtin, por në raport me të vërtetën, sepse e vërteta është në anën tonë, por them se ajo ngjarje i prishi plotësisht marrëdhëniet dhe perceptimin e serbëve dhe të Serbisë në një pjesë të mirë të Evropës. “, përfundon Shutanovac.