Shutanovac: Për sigurinë e sërbëve dhe paqes në Kosovë e rëndësishme që Kfor të rrisë prezencën

Dragan Šutanovac
Burim: Kosovo Online

Ish ministri i mbrojtjes së Sërbisë dhe themeluesi i Këshillit për politikë strategjike Dragan Shutanovac ka thënë se Sërbia prej dekadash ka insistuar tek NATO se forcat e Kfor nuk duhet të pakësohen dhe theksoi se do të ishte mjaft domethënëse për sigurinë e sërbëve dhe ruajtjen e paqes të rritet numri i efektivëve të forcave paqësore në Kosovë.  

"Prej dekadash kemi insistuar tek NATO dhe tek Kfor që të mos pakësojnë forcat e tyre. Fatkeqësisht në Kosovë nuk ka numër të mjaftueshëm ushtarësh të cilët mund t’i përgjigjen në mënyrë adekuate dhe në kohë ndaj këtyre gjërave që kemi patur derimë sot" ka thënë Shutanovac për Kosovo onlajn me rastin e ngjarjeve të fundit në Banjskë ku u vra një polic shqiptar dhe katër sërbë.

Me rastin e ftesës së Aleksandar Vuçiqit për Pesëshen që Kfor të kujdeset për çështjet e sigurisë në veri, Shutanovac thotë se do të ishte mirë që të shkohet drejt rritjes së numrit të efektivëve të këtij misioni në Kosovë.

"Nëse ata ndërmarrin aktivitet të madh, sërbët do të mund të ndjeheshin shumë të sigurtë sesa sot. Fatkeqësisht dalja e sërbëve nga policia, duket se ishte një lëvizje e keqe, por tani nëse Kfor bën të ditur se do të rrisë numrin, kjo mbase do të ishte dalja nga problemi në të cilën ndodhemi i cili është shumë delikat dhe serioz" beson Shutanovac. 

Rreth asaj që Kfor nuk reagoi menjëherë në situatën e Banjskës, Shutanovac e sqaroi me atë që ishin-të kapur nga befasia e zhvillimit të ngjarjes në terren.  

"Mendoj se kanë qenë të befasuar jo për nga ngjarja, por nga fakti se kaq shpejt pati shkëmbim zjarri nga njëra anë dhe nga tjetra, gjë që nuk mund të pritej. Mund të shihet se supozuan se diçka po ndodhte, por nuk prisnin që të kishte viktima. Ata duhet të ndryshojnë qasjet e tyre të planifikimit në përpjekje për të parandaluar dhe jo për të zgjidhur problemet kur ato ndodhin. Ata duhet të jenë një hap përpara, sepse kanë të gjithë teknologjinë e mundshme që ta mbulojnë Kosovën me telekomunikacion, të zbulojnë me kohë informacione të tilla dhe të parandalojnë konflikte të tilla” beson Shutanovac.

Siç shprehet ky i fundit nuk ka të dhëna të mjaftueshme rreth konfliktit në Banjska, por vlerësohet se me shumë mundësi bëhet fjalë për grup të vetorganizuar i cili "me këtë i shkaktoi dëm Sërbisë”, në momentin kur pozicioni i saj në nivel ndërkombëtar është përmirësuar.

Shutanovac shton se egziston mundësia që këto grupe të jenë të organizuara siç tha ai, “për ndonjë interes të të tretëve”, por për të gjitha këto, do të duhet të konfirmohet përmes hetimeve.

"Hetimi do të duhet të tregojë se kush qëndron pas gjithë kësaj" tha Shutanovac.

Ky i fundit thekson se për paqen dhe sigurinë është i rëndësishëm forcimi i rolit të forcave paqeruajtëse, pra Kfor.