Simiq: Muja e humbi kompasin, kërcënon sepse është e vetmja gjë që di
Njëri nga liderët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, i cili me shumë të tjerë ndodhet në listën për arrestimin dhe përndjekjen e serbëve, të publikuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se ky rast ka të bëjë me urrejtje të verbër ndaj serbëve.
Simiq i është përgjigjur postimit të Armend Mujës në Facebook dhe i ka thënë se e ka humbur kompasin.
"Ju keni humbur kompasin tuaj politik, por edhe çdo kompasi tjetër, në urrejtjen tuaj të verbër ndaj të gjithë atyre që e duan dhe e mbrojnë Serbinë në Kosovë e Metohi. Prandaj kërcënoni sepse kjo është e vetmja gjë që dini. Shpresoj që pas insinuata të konstruktuara do të humbisni besueshmërinë politike dhe çdo kredibilitet tjetër te bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Sllavko Simiq.
Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja ka postuar në Facebook një listë të serbëve që sipas tij duhet të arrestohen sepse janë “organizatorë të protestës serbe në komunat veriore”. Është interesante se në të njëjtin njoftim, Muja thotë se policia e Kosovës nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve, e më pas në vazhdim jep një listë të gjatë me emrat e personave që i quan kriminelë dhe pret arrestimin e tyre.
Në listën e Mujës ndër të tjera janë Goran Rakiq, Millan Radoiçiq, Igor Simiq, Sllavko Simiq, Millosh Peroviq, Nenad Gjuriq, Zvonko Vesellinoviq, Radulle Steviq, si dhe vëllai i presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq, djali Danillo, dhe KOS dhe Akademia e Shkencave, kreu i BIA-s Alleksandar Vullin dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq.
komentet