Simonoviq Bratiq: Shtyrja e vendimit për pranimin e Kosovës në KE do të thotë se egziston vetdije për çeljen e Kutisë së Pandorës

Beograd_240430_Dunja Simonović Bratić
Burim: Kosovo Online

Nëse vendimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës për kërkesën e Kosovës për t'u pranuar në këtë organizëm do të shtyhej, kjo do të thoshte se ekziston vetëdije se ajo çka u tentua me Kosovën-është përmbysje ligjore dhe se do të çelet Kutia e Pandorës për të gjithë separatistët dhe fraksionet e tjera në shtete të ndryshme anëtare të KE, thotë anëtarja e delegacionit të Parlamentit të Sërbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dunja Simonoviq Bratiq.

“Çdo shtyrje është për ne e vlefshme do të ishte sukses diplomatik. Këto janë dëshirat dhe shpresat tona, madje gjithkush prej nesh sigurisht dëshiron që kjo shtyrje të jetë e përjetshme, pra që kurrë mos të realizohet plani i tyre për anëtarësi në Këshillin e Europës" theksoi Simonoviq Bratiq për Kosovo onlajn.

Pasi Asambleja Parlamentare e KE më 16 prill mbështeti raportin e Dora Bakojanit me rekomandimin që Kosova të pranohet në Këshillin e Europës, u shfaqën spekulimet se nuk përjashtohet që Komiteti i Ministrave të KE, i cili është caktuar të mblidhet më 16 dhe 17 maj dhe është shkalla e fundit që vendos për kërkesën e Kosovës, këtë çështje t’a lërë mënjanë.

“Prej miratimit të raportit të Dora Bakojanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë ndodhur disa gjëra indikative. Një ditë prej ditësh, Frank Shvabe, president i grupit socialistëve demokratë dhe të gjelbërve në APKE deklaroi se tani shanset për hyrjen e të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Europës janë 50 me 50. Ky nuk ishte qëndrimi i tij gjatë seancës së Kuvendit dhe gjatë miratimit të raportit. Ata tashmë kanë filluar në një farë mënyre të bëjnë strategji daljeje, çka e kemi parë dhe përmes deklaratave në të cilat sërbët në Kosovë kritikohen se në fakt ata pengojnë formimin e BKS. Kjo në një farë mënyre, është manovra e vogël strategjike gjermane daljeje nëse nuk ndodh të marrin shumicën e nevojshme”, tha Simonoviq Bratiq.

Sikurse shton, ajo çka gjithashtu njëkohësisht është “e lakuriqtë” dhe çka është e mirë për pozitën negociuese të Sërbisë është ajo çka presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se çfarë do të thotë rruga e tyre drejt KE. Kjo, thotë ajo, tregon se qëllimi i tyre nuk është ajo për të cilën janë zotuar në APKE për të cilën morën mbështetje.

“Kjo nuk është teza primare që sërbët si pakicë do të kenë të drejta më të mëdha me anëtarësimin në KE dhe qasje në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, çka përndryshe është mjegullnajë e vështirë nëse dimë se çfarë është e nevojshme për të arritur në Gjykatën Europiane të të drejtat e njeriut dhe cilat janë ilaçet e sakta në shtetin parësor duhet të përdoren për të arritur atje, sesa është ideja e vijimit të terrorizimit të sërbëve, duke kërkuar kompensim dhe duke u përpjekur të largohet vëmendja nga gjykimi i Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Në këtë kontekst do të thosha se përgjatë këtyre dy javëve nga votimi i raportit janë krijuar erëra më të favorshme dhe se mjaft deputetë deklarojnë se është ende e nevojshme që të formohet BKS dhe se ky do të ishte kushti i duhur për hyrjen e të ashtuquajturës Kosovë në KE. Këto deklarata janë tregues se mund të jemi në gjendje të përfitojmë atë shtyrje. E gjithë udhëheqja shtetërore është e angazhuar 24 orë në ditë për atë temë. Të gjithë u përfshinë në nivelin më të lartë në lobimin dhe prezantimin e fakteve tek vendet që mund të mos kenë pasur dijeni të gjithë kësaj”, tha deputetja sërbe.

Pyetjes në rast të shtyrjes për vendimin e pranimit të Kosovës, Prishtina do të motivohej më shumë në formimin e BKS, Simonoviq Bratiq thotë se Prishtina përherë shikon për të mos bërë asgjë.

"Ata kishin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe nuk e zbatuan për tetë vite. Në këtë rast do të kërkonin të blinin kohë dhe ndoshta të dorëzonin statutin e BKS tek Gjykata Kushtetuese, por të gjithë e dimë se sa e ndjeshme është kjo temë dhe sa i nevojshëm është krijimi i kushteve për formimin e saj, e më pas të negociohen rreth të gjitha detajeve. Nuk është gjë që mund të zgjidhet me një vendim, kështu që nuk besoj se ata do të punonin substancialisht në terren. Ndërsa sigurisht, mbështeten tek ndihma e mentorëve të tyre, kryesisht gjermanë, që në fakt të mos bëjnë asgjë, por të marrin gjithçka në tepsi, ashtu sikurse pak a shumë sikurse kanë marrë deri më tani” ka theksuar Simonoviq Bratiq.