Sopjani: Shanset për formimin e qeverisë “Kurti 3” janë gjysma
Avokati dhe ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Shkëlzen Sopjani thotë se shanset për formimin e Qeverisë së Kosovës në këtë moment janë gjysmë dhe se nëse formohet ajo do të jenë afatshkurtëra dhe se zgjedhjet parlamentare të Kosovës mund të jenë sërish vitin e ardhshëm.
Siç ka thënë ai, partitë që kanë fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë as afër marrëveshjes dhe secila nga partitë opozitare ka kërkesat e veta, të cilat, siç thekson, është e pamundur që partitë e tjera t'i përmbushin.
"Shanset janë 50-50. Me sa shoh unë, partitë shqiptare nuk janë as afër marrëveshjes së mundshme, sepse kanë vendosur barrikada. LDK-ja e dëshiron postin e kryeministrit, dhe askush nuk do t'ia japë atë pozicion një të treti, sepse është e rëndësishme për çdo parti. PDK-ja nuk do të shkojë me Kurtin me çdo kusht, dhe as AAK-ja, kështu që mbetet të shihet nëse do të ketë qeveri apo jo”, tha Sopjani.
Në anën tjetër, nëse Vetëvendosja në pushtet siguron 61 deputetët e nevojshëm për formimin e shumicës parlamentare dhe formon qeverinë “Kurti 3”, një qeveri e tillë do të jetë jetëshkurtër, kështu që zgjedhjet parlamentare në Kosovë mund të mbahen që në vitin e ardhshëm, së bashku me zgjedhjet presidenciale, shton Sopjani.
“Nëse formohet qeveria nuk do të jetë e fortë, mund të formohet nga Vetëvendosja, disa deputetë nga partitë tjera dhe nga pakicat joshumicë joserbe. Por, me një qeveri të tillë do të shkonim në zgjedhje të reja më së voni vitin e ardhshëm, sepse nuk do të na garantoheshin votat për zgjedhjen e presidentit të shtetit”, përfundoi Sopjani.
0 komentet