Sorensen me Hoxhën për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës: Të dy palëve u nevojitet normalizimi për të avancuar drejt BE
Burim: društvena mreža X
Përfaqësuesi special i Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen informon se sot me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxhën bisedoi për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë.
Sorensen në rrjetin social “X“ shkroi se theksoi që nuk do të ketë dialog dypalësh dhe se ky proces do të qëndrojë ku Unioni Europian e ndërmjetëson mes Kosovës dhe Sërbisë.
“Të dy palët u nevojitet normalizimi për të avancuar në rrugën e tyre drejt Unionit Europian” ka theksuar Sorensen.
komentet